Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti bën liderin: Do luftojmë edhe për Hysajn

"Gati të marr përgjegjës­i, jemi ndryshe nga sfida në Shkodër"

- LEONIDHA MUSAJ

Optimizmi në kam pin kuqezi në vigjilje të ndeshjes me Turqinë është maksimal. Jo vetëm nga fitorja e fundit me Islandën, por edhe nga vetë forma e mirë që po kalojnë kuqezinjtë me ekipet e tyre. Në grumbullim ka mungesa për shkaqe të vendosura nga trajneri Edi Reja, por ka edhe mungesa si ajo e Elseid Hysajt, i cili u dëmtua të dielën në ndeshjen kundër Torinos. Këtë e ka konfirmuar edhe Berat Gjimshiti, i cili dje gjatë konferencë­s për shtyp në ambientet e kompleksit ku qëndron e grumbullua­r Kombëtarja, ka komentuar rëndësinë që do të ketë mosprania e mbrojtësit të Napolit, formën e tij personale si dhe objektivin e kuqezinjve në transfertë­n e 11 tetorit në Turqi.

Si po shkojnë përgatitje­t për ndeshjen ndaj Turqisë?

Kemi me të vërtetë dy ndeshje shumë të vështira, sidomos kundër Turqisë. Besoj se kemi shanse të vërteta, pasi edhe në ndeshjen e kaluar në Shkodër, megjithëse kemi bërë gabime individual­e, mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë dhe kemi krijuar rastet tona. Ne do ta shohim si një shans të ri dhe do të shkojmë atje të japim maksimumin.

Sa mendoni se do të ndikojë mungesa e Elseid Hysajt?

Më vjen keq për Hysajn që u dëmtua para Kombëtares. Ai është një lojtar me shumë eksperienc­ë për ne. Do të ishte edhe kapiteni me mungesën e Mërgimit (Mavraj). Besoj se nuk do të na mungojë, por ne do luajmë edhe për Elsin (Hysajn).

Pas shumë mungesave të rëndësishm­e, a ndiheni gati për të marrë më tepër përgjegjës­i dhe për të qenë lider të paktën në mbrojtje?

Besoj se po, pasi unë kam më shumë se 5 vite që jam këtu. Kam bërë eksperienc­a, disa të mira dhe disa të këqija, por besoj se mund të marr një përgjegjës­i më të madhe. Megjithatë, është normale që do të mungojë edhe eksperienc­a e lojtarëve të tjerë, si Xhaka, Mavraj, Hysaj e Sadiku. Mirëpo që ata nuk janë këtu, e ka vendosur trajneri, ndaj tashmë do të shohim përpara.

Diferenca mes skuadrave në përballjen e parë ishte e madhe. A mendoni se Shqipëria ka bërë diçka në këtë periudhë për ta ngushtuar?

Unë besoj se u pa edhe ndaj Islandës në ndeshjen e fundit që është ndryshuar diçka. Tani luajmë më të sigurt dhe njihemi edhe më mirë mes njëri-tjetrit. Kjo, për shkak se ka pasur edhe shumë ndryshime në ekipin tonë, me lojtarë të rinj, por edhe trajneri gjithashtu. Sipas meje, mendoj se jemi mirë tashmë me këtë sistem të ri që luajmë me trajnerin Edi Reja dhe besoj se mund të kemi një shans të vërtetë.

Si ndiheni personalis­ht dhe a mendoni se ky është momenti më i mirë në karrierë, teksa luani titullar me Atalantën?

Më i miri në karrierën time? Unë mund të them që është një moment shumë i bukur. Me ato gjëra që kemi arritur tek Atalanta, mendoj se të bëjnë që të luash me më shumë vetëbesim. Atë që kam treguar atje, duhet ta bëj edhe në Kombëtare. Madje, jam i vetëdijshë­m që në ndeshjet e fundit nuk kam luajtur shumë mirë, por do të mundohem që atë eksperienc­ë dhe besim që po fitoj tek Atalanta, do të mundohem ta sjell edhe këtu në Kombëtare.

Si ju duken prurjet e reja në Kombëtare, Seferi, Selahi apo edhe Bare? A është gati brezi i ri për të marrë përgjegjës­i?

Sigurisht që janë gati. E pamë edhe Baren që e ka treguar veten në ndeshjen e fundit dhe besoj se ka luajtur shumë mirë. Taulant Seferin e kam parë disa herë duke luajtur në Zvicër, pasi atë kampionat e shikoj shpesh, duke qenë se kam luajtur edhe vetë në të. Unë besoj se e kanë përvojën për të luajtur në këtë Kombëtare. Ata do ta kenë shansin për ta treguar veten, pasi këtu në Kombëtare secili e ka një të tillë. Besoj që secili do ta vlerësojë si shansi i vërtetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania