Panorama Sport (Albania)

Memolla, në vend të Hysajt

Trajneri provon formacioni­n anti-Turqi, Veseli fiton një vend në prapavijë

- LEONIDHA MUSAJ

Mungesa e një mbrojtësi të djathtë zëvendësoh­et nga një mbrojtës i majtë. Trajneri Edi Reja ka "habitur" me zgjedhjen që ka bërë së fundmi, pasi në vend të Elseid Hysajt të dëmtuar nuk ka marrë një lojtar që është adapt për pozicionin e shkodranit, por i ka besuar Hysen Memollës, i cili po shkëlqen në Finlandë në dy muajt e fundit. Mendohej se Reja do të grumbullon­te Ivan Balliun, por dje u zyrtarizua Memolla, i cili ka munguar në Kombëtare që nga koha kur ajo drejtohej nga Panuçi. Sot Memolla do të zhvillojë stërvitjen e parë, ndërsa në pozicionin e tij janë edhe dy lojtarë të tjerë: Lenjani dhe Trashi.

STËRVITJA

Pasi u njohën me formën e lojtarëve, trajneri Reja dhe stafi i tij pak nga pak po ndërtojnë skuadrën që do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Edhe pse janë në dispozicio­n edhe tri seanca të tjera, Reja ka krijuar një ide të përgjithsh­me rreth 11-shes së parë. Trajneri do t'i qëndrojë edhe këtë herë besnik modulit të tij të preferuar, që e nxori faqebardhë në përballjen ndaj Islandës. Pavarësish­t mungesave të rëndësishm­e në repartin e prapavijës (HysajMavra­j), Reja do ta rreshtojë edhe një herë skuadrën në variantin 3-5-2. Mbetet për t'u parë nëse lojtarët e repartit defensiv do t'i përgjigjen, pasi turqit janë shumë të shpejtë në zbritje në zonën kundërshta­re. Pa Mavrajn dhe Hysajn do të thotë mungesë eksperienc­e, por paraqitjet e kohëve të fundit të Gjimshitit, Kumbullës, Ismajlit, Dermakut dhe Veselit e ngrohin deri diku numrin një të pankinës, që pasditen e djeshme nisi provat gjenerale. Nga çfarë la të kuptohej, Reja pritet të formojë një formacion thuajse të njëjtë me atë ndaj Islandës. Në mbrojtje Ismajli dhe Gjimshiti janë të sigurt, ndërsa në balotazh për një vend titullari janë Veseli, Dermaku dhe Kumbulla. Ky i fundit dje u stërvit veçmas grupit, por nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz. Ndërkohë, në mesfushë Reja do të vendosë pesë lojtarë, por jo në vijë të drejtë. Gjasula dhe Bare janë diga para mbrojtjes, ndërsa pak para tyre do të pozicionoh­et Memushaj. Ndërsa nga krahët do të luajnë Lenjani në të majtë dhe Roshi në të djathtë. Sulmi pritet t'i besohet dyshes ManajCikal­leshi, që bindi ndaj Islandës me gola dhe asiste. Në tri seancat e mbetura do të shikohet edhe nëse emra si Seferi, Balaj, Selahi, Abrashi, Ramadani, Trashi dhe Dermaku do të luftojnë për të veshur fanellën e titullarit ose të rreshtohen te tri rezervat e para.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania