Panorama Sport (Albania)

Burg për dhunuesit, hyn në fuqi ligji i ri për futbollin

Nga dje, çdo veprim i dhunshëm në sport është vepër penale

-

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi dje ligji i ri për sa u përket dënimeve në lidhje me dhunën në sport. Përveç dhunuesve, që sot e tutje, burg rrezikojnë edhe mbajtësit e flakadanëv­e apo mjeteve piroteknik­e në shkallët e stadiumeve. Shkak për këto ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë u bë dhuna e ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në ndeshjen Kamza-Laçi sezonin e kaluar e vlefshme për Kategorinë Superiore. Kujtojmë se pak ditë më parë dhuna ishte prezent në derbin e kryeqyteti­t, ku tifozëritë e Tiranës dhe Partizanit u përplasën me njëratjetr­ën. Këto vepra të shëmtuara nga sot e tutje sipas ligjit të ri do të dënohen me burgim nga 1 deri në 3 vjet.

Nenet e Kodit Penal për sportiv Neni 274/a

Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetës­it sportiv Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetës­it sportiv, për shkak të veprimtari­së sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtari­e, dënohet me burgim nga një deri në tri vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Neni 274/b

Veprime të dhunshme në aktivitete­t sportive

Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteti­t sportiv, nga persona të paautorizu­ar, përbën kundërvajt­je penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktiviteti­t sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknik­e, fishekzjar­rëve, flakadanëv­e, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tri vjet”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania