Panorama Sport (Albania)

Mema: Herët për dorëheqje, Tirana ka luajtur më mirë se të gjitha

Trajneri: Tani duhet të kishim 16 pikë në renditje

- Çfarë tha presidenti në

Ardian Mema me sa duket e ka besimin e presidenti­t Refik Halili dhe do të vazhdojë të jetë në krye të Tiranës. Pas mbledhjes së zhvilluar të Halilit bashkë me ekipin, ishte Ardian Mema që foli për mediat. Ai deklaroi se pret që në javët në vijim ekipi të rikthehet te fitoret e të shkojë sërish në vendin e parë. Mema u shpreh se lojtarët dhe grupin e ka pas vetes, por thekson se kohët e fundit, Tiranën e ka ndjekur fati i keq, ndërsa pret që lojtarët me eksperienc­ë të japin më shumë siguri gjatë ndeshjeve.

Trajner, ndiheni nën presion pas dy humbjesh dhe barazimit me skuadrën e fundit të Kategorisë?

Te Tirana je gjithmonë nën presion. Ka shumë pritshmëri. Kjo është arsyeja që çdo trajner dhe futbollist ka atë presionin e madh brenda vetes për të arritur rezultatet dhe ato që mendon klubi në fillim të sezonit. Të them të vërtetën, ne na ka ndëshkuar disi fati, sepse kemi pasur raste. Kemi luajtur mirë, kemi komanduar lojën. Kjo është keqardhja ime. Duhet të shmangim këtë lloj presioni. Para pak ditësh pashë në TV një deklaratë të kolegut tim Duro. Iu bë e njëjta pyetje dhe ai tha me të drejtë: ‘Unë jam brenda objektivav­e, asgjë nuk ka ndodhur’. Gjithsesi, çdo gjë do ta tregojë koha sesi do të rrjedhin ngjarjet. Ne kemi pasur këto rezultate jo të mira, por mund të kthehen sërish rezultatet pozitive.

A e keni menduar ndonjëherë dorëheqjen këto ditë, pas tri rezultatev­e jo të mira?

Çdo trajner ka atë egon personale dhe të them të vërtetën është diçka që mund të mendohet. Normalisht e kam menduar, por nuk ma ka kërkuar dikush. Është diçka që mendohet, sepse futbolli ka veçoritë e veta. Njeriu thotë me veten: ‘Nuk po ecin mirë gjërat. Do të largohem’. Mund t’i hapësh rrugë dikujt tjetër që ndoshta e ndryshon situatën. Ama është herët për të folur për një dorëheqje, apo për të parë sesi do të shkojnë gjërat në ditët në vazhdim apo javët në vazhdim. Do të shohim, por rezultatet e mbajnë ose e largojnë një trajner.

Do ta pranoni një tjetër rast si ai Hoxhallari­t që klubi e çon te ekipi B?

E kam sqaruar këtë fakt edhe një herë. Hoxhallari është pjesë e ekipit. Besoj dhe shpresoj se çdo lojtar tjetër të jetë i përgjegjsh­ëm për klubin dhe karrierën e tij sportive.

Keni mbështetje­n e klubit, po skuadrën e keni me vete, pasi duken të tensionuar?

Ndoshta. Rezultatet bëjnë që lojtarët të jenë të tensionuar. Mendoj se të gjithë i kam pas vetes. Lojtarët i kam pas vetes. Jam treguar i drejtë me ta, madje tolerant me ta. Nuk kam ndëshkuar dikë dhe më pas e kam denigruar. Jam munduar që gjatë gjithë kohës të jem i drejtë dhe të bëj më të mirën për të gjithë.

mbledhje? Sërish ultimatum apo diçka tjetër për ekipin?

Presidenti foli për kthimin e rezultatev­e. Duhet të marrim rezultate pozitive. Kjo do t’i bëjë mirë ekipit, mua dhe të gjithëve, duke përfshirë presidenti­n dhe lojtarët. Ishte një mbledhje motivuese dhe kaq.

Ka diçka që do të bëni ndryshe në javët në vazhdim?

Tirana ka luajtur shumë mirë. Duke parë edhe kundërshta­rët që kemi analizuar, Tirana ka luajtur më mirë se të gjithë të tjerët. Tirana luan më mirë futboll nga të gjitha ekipet e Superiores, por fati i keq na ka ndjekur pas. Trajneri duhet të jetë më këmbëngulë­s. Duhet të ketë më garanci dhe siguri nga ndeshjet e ardhshme. Në Vlorë, nuk duhet të qëndronim me një gol avantazh, por me më shumë. Ne i patëm rastet, por shpërdorua­m. Kam folur me lojtarët. Karakteret sportive të forta e nxjerrin nga situata ekipin. Tani duhet të kishim 16 pikë, por më shumë shqetësohe­mi se duhet të ishim në vendin e parë dhe të vazhdonim rrugën sa më lart për të bërë më mirë.

Çfarë pret Mema deri në fund të fazës së parë?

Mezi pres të kthehem në vendin e parë. Ky është objektivi im për momentin. Më pas, hap pas hapi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania