Panorama Sport (Albania)

Teuta në humor, edhe të dëmtuarit po rikthehen në formë

Uendi Vecaj dhe Bllagoja Todorovski gati për Flamurtari­n, Kallaku dhe Beqja te Kombëtaret

- Zamir Qypi

Pas dy ditëve të lira skuadra e Teutës u është kthyer seancave stërvitore. Përgatitja u zhvillua me mungesa, pasi dy lojtarë të durrsakëve janë grumbullua­r me ekipet përfaqësue­se. Kallaku është grumbullua­r nga Shqipëria U-21, ndërsa Shqipëria U-19 ka ftuar Ledio Beqajn. Teuta do të vazhdojë stërvitjen për të shfrytëzua­r pauzën për rikuperimi­n e lojtarëve. Në sfidën me Flamurtari­n që është parashikua­r të luhet pas dy javësh, durrsakët do të synojnë që të rikthehen te fitorja, ndërkohë që në 7-të javët e para, ekipi ka grumbullua­r 12 pikë. Tashmë synohet fitorja dhe aq më tepër që në shtëpi vjen një ekip modest dhe Shkëmbi bashkë me të besuarit e tij do të hyjnë në fushë për të marrë tri pikët. E vështirë, por jo e pamundur, gjithsesi, në Durrës janë duke e vlerësuar maksimalis­ht kundërshta­rin e radhës.

PËRGATITJE­T — “Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me sytë nga përballja e javës së ardhshme kundër Flamurtari­t. Pasdite skuadra e Teutës iu rikthye seancave stërvitore. Pas 48 orësh pushim, lojtarët e Teutës dhe stafi i saj zbritën në fushën e blertë për të vazhduar përgatitje­t ku ketë javë do jenë pushim për shkak të impenjimit të kombëtares në eliminator­et e “EURO 2020” ndaj Turqisë. Deri në ndeshjen me Flamurtari­n do të vazhdohet me një seancë në ditë. Brenda kësaj kohe pritet që futbollist­ët të jenë në gjendje optimale për të qenë gati dhe të vijojnë më rezultate pozitive në Superiore. Teuta pritet që ndaj Flamurtari­t të jetë në gjendje optimale. Për trajnerin Shkëmbi do të rikthehen ndaj vlonjatëve në ndeshjen e 8-të sezonale, Uendi Vecaj, i cili pritet të rikuperohe­t në kohë për takimin. Në prapavijë do të rikthehet edhe Blagoja Todorovski, i cili mungoi ndaj Partizanit për arsye pezullimi. Stërvitja e djeshme filloi me nxehje të lehtë, ku përgatitës­it atletikë Iris Selimi dhe Francesco Vitobelo vazhduan punën me futbollist­ët me disa ushtrime fizike. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrimeve aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë mes tyre. Harmonia në ekip shihet si një faktor kyç për një ecuri pozitive gjatë sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania