Panorama Sport (Albania)

Trajnerin e kap viroza, Demo: Fitojmë me Bylisin

Ekipi nis stërvitjen me zv.trajnerin Novi, mbrojtësi premton tri pikët

- Tomor Shehu

Aurel Demo e quan të pamerituar humbjen me Skënderbeu­n. Veç mungesës së përvojës, ai ka pretendime­t e veta edhe për gjykimin. Gjatë deklaratës së dhënë për "Panorama Sport", 22-vjeçari u ndal edhe te takimi i radhës, prej të cilit pret kthesën. "Luan mirë dhe humbet një ndeshje futbolli dhe kur luan 'pisët', merr rezultat pozitiv. Me Skënderbeu­n mendoj se bëmë mirë në repartin e mbrojtjes. U ndëshkuam nga mungesa e përvojës, por, pse jo, edhe nga arbitri. Në një lojë të interpretu­ar mirë nga ana jonë, ndaj me bindje e them që s'e meritonim humbjen. Jemi një skuadër e re dhe kemi nevojë për t'u harmonizua­r javë pas jave. Me Skënderbeu­n kemi humbur një pikë të çmuar, edhe pse dhamë maksimumin. Ndërprerja e kampionati­t na jep një dorë më shumë për t'i koordinuar më mirë repartet dhe për t'u kthyer te rezultatet pozitive. Të ulim kokën të punojmë për të marrë pikët e plota me Bylisin, me qëllim që të mos largohemi nga skuadrat e tjera", përfundoi mbrojtësi kuçovar.

TRAJNERI ME GRIP - Luftëtari rikthehet në fushë. Pas dy ditëve pushim, skuadra ka nisur stërvitjet për javën e 8-të. Seanca e parë është drejtuar nga Neritan Novi, pasi Jorgos Marantas ka marrë një ditë leje më shumë nga klubi. Ishte drejtori sportiv, Artur Dadaj, ai që shpjegoi për "Panorama Sport" mungesën e teknikut: "Marantas do t'i bashkohet skuadrës nesër (sot). Pas ndeshjes me Skënderbeu­n udhëtoi për në Greqi, por për fat të keq është prekur nga gripi. E mërkura e gjen gjithsesi këtu, për të nisur bashkë me stafin e tij misionin e vështirë, por jo të pamundur për t'u rikthyer te rezultati pozitiv. Bylisi jo rastësisht kryeson Superligën. Është një skuadër që meriton respekt dhe si të tillë do ta vlerësojmë në ditët e përgatitje­ve", përfundoi Dadaj. Joan Çela dhe Ardit Ziaj ishin mungesat e djeshme, për arsye shëndetëso­re. I pari i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjej­e kirurgjika­le në hundë, ndërsa i dyti është me grip.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania