Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Hadroj: Bylisi po na bën krenarë

Mbrojtësi është rikuperuar pas operacioni­t dhe pret të kontribuoj­ë për ekipin

- Erjon Saliu

Andi Hadroj e ka kaluar dëmtimin që pësoi gjatë fazës përgatitor­e dhe pas operacioni­t në gishtin e këmbës tashmë është bashkuar me skuadrën. Madje ka qenë edhe titullar në Kupën e Shqipërisë me Pogradecin, ndërsa në ndeshjen e fundit në kampionat në Laç ishte i gatshëm në stol. Hadroj ka qenë pjesë e Laçit në Superiore, ndërsa debutimin e ka bërë në Kupat e Europës dy vite më parë nën drejtimin e trajnerit Besnik Prenga. Pas rikuperimi­t nga dëmtimi, 20vjeçari tregon momentin e vështirë që ka kaluar: "Gjatë fazës përgatitor­e jam dëmtuar dhe zgjati faza e rikuperimi­t. Isha përgatitur që të luaja dhe të tregoja veten në Superiore, sepse e kam përjetuar shumë mirë faktin që skuadra u rikthye mes më të mirëve. Te Bylisi ndihem shumë mirë dhe tashmë jam rikthyer. Kam pak javë që stërvitem me grupin dhe po punoj që të kap formën time më të mirë. Për fat, jam pjesë e një klubi që përkrah talentet dhe më vjen mirë që kam gjetur ngrohtësi nga presidenti, nga trajneri apo stafi dhe shokët e ekipit. Unë do të jap më të mirën dhe mezi pres të luaj edhe në kampionat. Bylisi po bën mjaft mirë dhe ecuria e deritanish­me është për t'u përgëzuar. Jam krenar që skuadra ku bëj pjesë po paraqitet mjaft mirë në Superiore".

Synimet- "Me formën që pata në sezonin e shkuar kisha shpresa se do të kapja Kombëtaren U-21. Gjithsesi, unë kam kohë dhe jam në moshë për këtë synim. Duke luajtur te Bylisi kam besim se do të përfshihem në grumbullim­e me kuqezinjtë, pasi te Bylisi lojtarët e rinj e gjejnë veten mjaft mirë", u shpreh për "Panorama Sport" mbrojtësi Andi Hadroj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania