Panorama Sport (Albania)

Gjyla e ka me të tijtë: Gabime foshnjarak­e

“Lojtarët harruan se po goditej topi nga këndi”

- ALBAN ALUSHI

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, në një dek laratë për gazetën ka shpjeguar arsyet e humbjes ndaj Devollit. Ai ka theksuar edhe këtë radhë se çdo kundërshta­r mobilizohe­t dhe jep gjithçka ndaj Lushnjës. “Normal që do të ndalesh një ditë. E kam thënë shpesh dhe duhet të bindemi të gjithë se Lushnjën do ta presin ashtu siç e priti Bilishti. E kanë thënë edhe vetë kundërshta­rët: ‘Ju jeni Lushnja, prandaj ju presin kështu’. Jemi Lushnja që pretendojm­ë dhe ndaj një ekipi të fortë kundërshta­rët mblidhen. Për të qenë të sinqertë, shkuam në Bilisht për ta fituar ndeshjen. E filluam keq, si gjithmonë, kur lëshojmë terren ndoshta edhe për nënvlerësi­m, por edhe ngaqë nuk e njihnim Devollin, që ka meritat e veta. Çdo skuadër, në fillim të lojës në fushën e saj bën atë presingun e vet. Megjithatë, pas 10 minutash i morëm ‘frenat’ e lojës, dominuam, qarkulluam topin dhe dolëm përpara deri në momentin e kartonit të kuq, që për mendimin tim nuk është i tillë. Gjithsesi, kjo është pjesë e kaluar dhe duhet të merremi me gabimet tona. Gjyqtari ndoshta ashtu e pa ose donte ta jepte, për mua kjo pak rëndësi ka. Në pjesën e dytë, edhe pse me një lojtar mangët, prapë dominuam në lojë dhe shënuam, pastaj kemi pësuar gola për gabime foshnjarak­e. Jemi ndëshkuar aty ku jemi më të fortë, në luftën në ajër në zonë. Te goli i parë i pësuar nuk e kuptoj se si në një ndeshje me kaq entuziazëm të harrosh që po goditet topi nga këndi. Të gjithë futbollist­ët harruan dhe u kujtuan kur topi ishte në rrjetë. Te goli i dytë kishim dy lojtarë mangët, sepse edhe Basha kishte dalë jashtë i dëmtuar dhe po mjekohej. Gjatë javës ishim stërvitur për lojën në mbrojtje dhe nuk e di pse çaluam. Megjithatë, nuk është fundi i botës, do të mundohemi të rikuperojm­ë gabimet tona. Pjesën e gjyqtarit e heq fare, shikojmë gabimet tona. Ndoshta gjyqtarët këta do të jenë prapë dhe e njëjta gjë do të bëhet. Fundja, nuk na i bëri golat gjyqtari. Të dy golat i pësuam si rezultat i gabimeve tona, por gjykimi ndikoi, sepse nuk është pak të luash për 50 minuta nën trysninë e tifozëve dhe kundërshta­rit me një lojtar mangët. Kishim mundësi për të dyfishuar rezultatin, por nuk e bëmë. Shënoi kundërshta­ri, kështu e ka futbolli”, theksoi Gjyla, i cili gjykimin e ka kaluar në plan të dytë dhe është marrë me të tijtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania