Panorama Sport (Albania)

Allmuça jep dorëheqjen, drejtuesit dhe ekipi ia refuzojnë

- Skerdilaid Sulozeqi

Për Dinamon problemet nuk kanë të sosur. Për shkak të rezultatev­e negative në këto 4 javë, trajneri IgliAllmuç­a ka paraqitur dje dorëheqjen, që nuk i është pranuar nga administra­tori Ismet Saliaj dhe futbollist­ët dinamovitë. Të gjithë kanë shprehur mbështetje ndaj trajnerit dhe i kanë premtuar kthesën. Dinamo ka probleme serioze këtë sezon dhe gjithçka nisi kur kryeqyteta­sve iu pre rruga për t’u ngjitur në Superiore. U fol për sponsorë e lojtarë elitarë që do t’i bashkohesh­in Dinamos, por skenari ra poshtë menjëherë. Në atë moment Dinamo u braktis nga sponsorët dhe thuajse nga gjithë organika, pasi 21 futbollist­ë të sezonit të shkuar u larguan. Në këtë situatë, drejtuesit e Dinamos nuk mundën të bënin merkato cilësore dhe përveç disa lojtarëve si Sefa, Muça e Topalli, pjesa tjetër janë të rinj. Allmeta dhe Boci janë të vetmit lojtarë me përvojë të afruar, por nuk mjaftojnë, ndaj dhe Dinamo po përjeton një nga momentet më të vështira të historisë së saj. Trajneri Allmuça mori përsipër drejtimin e ekipit, pavarësish­t problemeve me financat dhe cilësinë. Ai nuk i braktisi blutë edhe kur mori një ofertë mjaft të mirë në verë. Puna ka qenë intensive, por rezultatet, për shkak të cilësisë dhe ndikimit të faktorëve të jashtëm, janë katastrofë. Një fillim për t’u harruar, me 1 pikë në 4 ndeshje dhe 2 humbje në Kupë. DORËHEQJA E ALLMUÇËS - Duke parë rezultatet, trajneri Allmuça e ka parë të arsyeshme të japë dorëheqjen. Ai është paraqitur në stërvitje dje paradite dhe në analizën e humbjes së fundit ka paraqitur dorëheqjen para skuadrës. Futbollist­ët e kanë kundërshtu­ar dhe i kanë shprehur mbështetje, duke theksuar se s’është faji i tij për rezultatet. Ata i kanë premtuar fitore ndaj Erzenit, kurse Allmuça ka theksuar se është përgjegjës­i e trajnerit, kur skuadra nuk ka rezultate. Pas stërvitjes, Allmuça i ka komunikuar administra­torit Saliaj vendimin e dorëheqjes, por edhe ai nuk ia ka pranuar. Trajneri Allmuça dhe administra­tori Saliaj kanë që prej vitit 2015 që bashkëpuno­jnë dhe “martesa” do të vijojë. Tekniku dinamovit ka marrë garanci për impenjim të plotë të të gjitha hallkave në ekip.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania