Panorama Sport (Albania)

Apolonia, Branica “qan” derbin

Peqinasi vlerëson 2 fitoret në transfertë, por “vajton” humbjen me rivalin kryesor

- BUJAR RAMA

Lavdi pa shkëlqim”, por Apolonia duket në rrugë të mbarë me ecurinë që ka. Më së shumti, nisur nga pikët, ndërsa loja në këto 4 javë ka qenë shpesh sporadike. Për momentin fierakët u gëzohen pikëve, që i mbajnë në treshen kryesuese, me pikë të barabarta me Lushnjën e vendit të dytë. Vetë fierakët kërkojnë më tepër dhe besojnë se do të përmirësoh­en në një hapësirë të shkurtër kohore.

BRANICA - Po dëshmon profilin e tij si shënues dhe po “justifikon” arsyen pse ka ardhur tek Apolonia. I mbetur “thatë” dy javët e para, Branica është zhbllokuar në dy takimet e fundit me 3 gola, 2 me penallti (duke përfituar mbase nga mungesa e Hysenshaha­jt, ekzekutues­i kryesor i penalltive). Gjithsesi, pavarësish­t si kanë ardhur golat, ai e quan “mision në vazhdim” dhe premton se do të ketë shumë gola të tjerë. “Nuk ka rëndësi si shënohen dhe kush i shënon golat, mbi të gjitha vlen fitorja e skuadrës. Për javët e lëna pas nuk dua të flas për vete, por për atë që kemi bërë si ekip. Kemi marrë 9 pikë, prej të cilave 6 jashtë fushe dhe mendoj se nuk kemi bërë keq. Sigurisht, do të ishte shumë më mirë të fitonim apo të paktën të mos humbnim me Lushnjën, por është normale që mund të ndodhë me rivalen kryesore, edhe pse kemi luajtur shumë më mirë se ajo”, shprehet peqinasi, i cili raportin lojë-rezultat nuk e sheh si pjesë shqetësues­e, pasi gjithçka, sipas tij, varion nga kundërshta­ri. “Vlerësimi për një ndeshje nuk duhet bërë thjesht

3 gola ka shënuar sulmuesi Klejdi Branica në dy ndeshjet e fundit, 2 në fitoren me Turbinën në transfertë dhe 1 në fitoren ndaj Ilirisë në Fier. Dy gola i ka shënuar me penallti.

luajtën dobët apo luajtën mirë. Çdo kundërshta­r ka specifikën e vet. Ka ekipe që të lejojnë të luash, ka të tjera që ta vështirëso­jnë lojën. Nuk dua aspak të justifikoj lojën tonë në ndeshje të veçanta, por kështu ndodh në futboll. Pse vuajtëm me Ilirinë? Se ata luajtën mirë dhe u përpoqën me çdo mënyrë për të mos dalë pa pikë. Nuk i kishim nënvlerësu­ar. S’ka ekipe të lehta ky grup, kryeson Devolli i ardhur nga e Dyta dhe që nuk ka humbje, Elbasani fiton ndaj Orikut dhe Shënkolli barazon në Pogradec. Janë tregues të qartë të garës së fortë”, vijon sulmuesi i Apolonisë. Në fund një sfidë, duke “ngacmuar” dhe ishpartner­in e tij tek Egnatia, Mikel Cankën, i cili kryeson listën e shënuesve me 6 gola. “Shënuesi më i mirë? Në fund e shohim. Canka është sulmues shumë i mirë, por në fund do të shënoj unë më shumë (qesh). Jo se heq dorë nga objektivi personal, por golat i dua më shumë për Apoloninë e më pak për vete. Nëse goli im nuk i siguron pikë skuadrës, nuk më intereson”, thotë Branica.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania