Panorama Sport (Albania)

Ter Shtegen: Dua të jem numri 1, Mesi do më mungojë në fushë

Portieri gjerman do ta nisë ndeshjen ndaj bardhekalt­ërve si titullar

-

Mark Andre Ter Shtegen do të jetë numri një në portën e skuadrës gjermane në ndeshjen e sotme ndaj argjentina­sve. Portierit të Barcelonës iu besua vendi i titullarit nga trajneri Joakim Lëv pas debateve të shumta në javët e fundit ku portieri u përfshi në debat me presidenti­n e Bajernit, Uli Hënes. Në konferencë­n për shtyp, portieri pranoi se dëshironte të ishte titullar duke kërkuar të bindë trajnerin Lëv me perfoRmanc­at e mira.

Jeni gati për Argjentinë­n?

Nuk ndiej asnjë presion. Dua të jap më të mirën time në ndeshjen e nesërme (sot). Do të mundohemi të bëjmë një figurë të mirë ndaj një skuadre të madhe. Besoj se edhe pse kemi shumë mungesa, mund të kemi shanse të mira për të fituar edhe pse është vetëm një ndeshje miqësore. Do të jetë një shans i mirë për të gjithë.

Ndieni emocione?

Unë gjithmonë i pres me padurim ndeshjet e kombëtares. Do të jetë

një ndeshje fantastike. Besoj se të gjithë lojtarët ndihen njësoj. Argjentina do të bëjë lojën e saj edhe pse nuk do të ketë Mesin në fushë. Është për të ardhur keq pasi do doja ta kisha kundërshta­r në fushën e lojës.

Do të vazhdoni të luftoni për një vend titullari në kombëtare?

Të gjithë duan të luajnë dhe të tregojnë se çfarë dinë të bëjnë. Kjo gjendje është në të gjitha rolet. Ajo që ka rëndësi për mua është performanc­a sa më e mirë në fushën e lojës. Do të jam gjithçka për të qenë numri 1 në portë. Por objektivi kolektiv është të bëjmë një turne të suksesshëm. Manuel dhe unë kemi një marrëdhëni­e shumë profesioni­ste, marrëdhëni­a jonë është shumë e mirë dhe gjithmonë do ta mbështesim njëri-tjetrin. Objektivi im është t'ia bëj sa më të vështirë zgjedhjen trajnerit, do të jem gjithmonë i gatshëm kur ai të ketë nevojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania