Panorama Sport (Albania)

Dibala dhe Lautaro, “pakt” për Argjentinë­n

Sulmuesi zikaltër e ka të sigurt rolin e titullarit me Skalonin

-

Paulo Dibala dhe La utaro Martinez u gjendën përballë njëri-tjetrit në ndeshjen e madhe të së dielës në "San Siro", në "Derbin e Italisë" mes Interit dhe Juventusit (12). Që të dy e gjetën rrugën e golit. Sulmuesi i Juventusit zhbllokoi rezultatin në minutën e katërt, ndërsa ai zikaltër barazoi shifrat momentalis­ht në 1-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund, ai që e mbylli "tangon" argjentina­se ishte një tjetër futbollist nga Argjentina, Gonzalo Higuain, i cili shënoi në 80', duke rikthyer në krye të klasifikim­it "Zonjën". Tani vjen momenti i Argjentinë­s. Paulo Dibala dhe Lautaro Martinez do të formojnë dyshen e sulmit të skuadrës së Lionel Skalonit sonte në Dortmund, në miqësoren e luksit kundër Gjermanisë. "La Seleçion" gjendet në Dortmund prej ditës së hënë, me Angel Korrean dhe Lukas Okamposin, të cilët iu bashkuan shokëve të skuadrës ditën e djeshme. Skaloni i shfrytëzoi orët e fundit në dispozicio­n për të bërë zgjedhjet e tij në lidhje me formacioni­n që do të rreshtojë ndaj "pancerave" dhe e konfirmoi atë në konferencë­n e djeshme.

FORMACIONI

Trajneri i Argjentina­s kishte më parë në kokë vetëm gjashtë emra të sigurt: Markezin, i cili do të mbrojë portën, pastaj Otamendi, Taljafiko, Paredes, De Pol dhe Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit hyri në planet e teknikut pas tripletës në 45 minuta kundër Meksikës dhe është i destinuar për t'u bërë fari i sulmit bardhekalt­ër. Janë këta lojtarët nga të cilët Skaloni nuk heq dorë dhe rreth të cilëve do ta ndërtojë formacioni­n kundër Gjermanisë. Dilemat ishin se cili do të jetë titullar mes Foith apo Saravia në mbrojtje (do të jetë i pari) dhe Kanemanit dhe Rohos (do të jetë mbrojtësi i Junajtidit). Dyshime kishte edhe se cili do të ishte partneri i Lautaro Martinezit në sulm: por do të jenë Dibala dhe Korrea.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania