Panorama Sport (Albania)

Shvajnshta­iger var këpucët në gozhdë, gati rikthimi te Bajerni

Mesfushori 35-vjeçar konfirmon tërheqjen nga fusha

-

"Faleminder­it zot i futbollit"! Një legjendë var këpucët në gozhdë. Pas 17 vitesh si lojtar profesioni­st, Bastian Shvajnshta­iger dha lajmin për tërheqjen nga futbolli i luajtur ditën e djeshme. Mesfushori gjerman luajti sezonin e fundit me skuadrën e tij Çikago Fire. 35-vjeçari nuk arriti të kualifikoh­ej me skuadrën e tij në "play-off" dhe vendosi të mos zbresë më në fushën e lojës. "Koha ka ardhur për të mbyllur karrierën time në fund të këtij sezoni", u shpreh ish-kampioni i botës me Gjermaninë në 2014. Ai nuk harroi të falënderon­te tifozët dhe gruan e tij, Ana Ivanoviç, për mbështetje­n që i kishin dhënë në gjithë këto vite. Shvajnshta­iger mezi po pret aventurën e tij të re duke premtuar: "Do t'i qëndroj besnik futbollit". Legjenda bavareze, Karl Hainc Rumenige, është shprehur se lojtari do ta ketë gjithmonë derën e hapur në klubin e Bajernit. "Një lojtar me karrierë të madhe po largohet.

Ai i ka fituar të gjitha çfarë mund të fitohet në futbollin profesioni­st. Të gjitha dyert e klubit tonë do të jenë të hapura për të, nëse ai vendos të rikthehet një ditë në Mynih". Kujtojmë që Bastian ka shprehur dëshirën për t'u rikthyer në Mynih dhe për të vazhduar karrierën si trajner.

KARRIERA

Shvajnshta­iger erdhi në vitin 1998 nga të rinjtë e Bajernit te skuadra e parë. Ai luajti aty deri në 2015-ën, ku më pas u transferua te Mançester Junajtid në Angli. Në 500 ndeshjet e tij si futbollist profesioni­st ai shënoi 68 gola me skuadrën kampione të Gjermanisë, duke fituar më shumë se 20 trofe, ndër to edhe tripletën në 2013-ën. Për kombëtaren e Gjermanisë, mesfushori luajti 121 ndeshje dhe shënoi 24 gola, duke u shpallur edhe kampion bote në Botërorin e Brazil 2014.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania