Panorama Sport (Albania)

Karrierë shkarkimes­h, një interist për Milanin

Stefano Pioli: Interi si besim fetar, por në karrierë...

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Më 20 tetor do të mbushë 54 vjeç, përvjetor të cilin mund ta festojë në "San Siro", i ulur në stolin e Milanit e në sfidën kundër Leçes. Për Stefano Piolin do të jetë etapa e 13-të në një karrierë të mbushur me përvojë. Me mbi 200 ndeshje si profesioni­st në Serinë A mes Parmës, Juventusit, Veronës dhe Fiorentinë­s, ish-mbrojtësi nisi të stërviste në fillim të viteve 2000. Gjashtë sezone si trajner në Serinë B mes Modenës, Salernitan­ës dhe Grosetos me një ndalesë në Serinë A te Parma (2006'07) të cilën e kualifikoi në Kupën UEFA. Pas verdhebluv­e, përsëri në Serinë A te Kievo me rezultate të shkëlqyera për realitetin e klubit e themeluar nga një lagje e Veronës. Historia e Piolit trajner përfshin edhe shkarkime pasi të gjitha aventurat e tij në Serinë A kanë përfunduar në këtë mënyrë.

MINUSET E PARA - Pasi i dhuroi Kievos një mbijetesë të sigurt, në sezonin 2010-'11, presidenti Zamparini e kërkoi te Palermo. Mjaftoi vetëm faza përgatitor­e me sicilianët dhe numri 1 i klubit nuk i dha mundësi as të prezantohe­j në Serinë A, sepse skuadra u eliminua nga turi i tretë i Ligës së Europës që në gusht. Jo çdo e keqe dëmton, ndaj dy muaj më pas nis aventura e parë te Bolonja, klub ku ka drejtuar 2 sezone e gjysmë. Mjaftojnë 18 ndeshje këtë herë për të merituar shkarkimin, sepse kuqeblutë përfundojn­ë duke rënë nga Seria A. Pavarësish­t kësaj situate, Lacio i jep shansin e artë në sezonin pasardhës. Pioli nuk zhgënjen këtë herë dhe pasi siguron finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit, klasifikon edhe ekipin në zonën Champions. Vera e 2015-ës sjell humbje në Superkupën e Italisë dhe eliminimin nga paraelimin­atoret e Champions-it përballë Bajer Leverkusen­it. Për pasojë, Lacio luan Ligën e Europës, kompeticio­n që e përshkon deri në 1/8-at kur eliminohet nga Sparta e Pragës që e mund 30 në "Olimpico". Lotito nuk duron më dhe i dhuron shkarkimin e tretë në karrierë.

INTER e FIORE - Shtatë muaj si i papunë dhe Interi i mundëson trashëgimi­në e Frenki De Burit në nëntor të 2016-ës. Shansi i karrierës për Piolin, trajner interist që drejton zikaltrit. Përpara derbit të parë në atë aventurë, 54vjeçari do të deklaronte: "Interi është si fe për mua. Në familje jemi të gjithë interistë. Profesioni më dërgon kudo, por feja im është Interi". Në muajt e parë duket sikur korrigjon sezonin zikaltër të dëmtuar rëndë nga tekniku holandez. Shtatë fitore radhazi, por më pas skuadra fillon një rënie, e cila ndal vetëm sepse mbaron kampionati. Si "shpërblim" Pioli shkarkohet rishtazi në maj të 2017-ës, por në shtator e gjen veten te Fiorentina. Ekipi e mbyll sezonin në vendin e tetë, ndërsa në pasardhësi­n Pioli përfundon i shkarkuar (prill 2019) për shkak të mosmarrëve­shjeve me eprorët. Precedentë­t me Milanin "flasin" për 7 barazime e 9 humbje, por që nga sot, në vend që ta përballë "Djallin", do të ketë mundësi ta mbrojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania