Panorama Sport (Albania)

Sensi alarmon Interin, rrezikon sfidën Champions ndaj Dortmundit

Godin: Nuk kam gjë serioze, Konte është trajner i madh

-

Stefano Sensit do t’i duhen afërsisht 15 ditë për t’u rikthyer në fushën e lojës. Kjo është përgjigjja që u mësua nga ekzaminimi i kryer nga mjekët e Interit pas dëmtimit që mesfushori italian pësoi në pjesën e parë kundër Juventusit. Ekzaktësis­ht, Sensi ka një zgjatim të muskulit anësor të kofshës dhe kjo do ta lërë jashtë me siguri për ndeshjen kundër Sasuolos në kampionat. Rreziku më i madh është mungesa për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Borusias së Dortmundit, e cila është shumë e rëndësishm­e për kualifikim­in në fazën tjetër. Interi ka detyrim që të mundë gjermanët në të dyja sfidat për të qenë në një situatë komode. Në të kundërt, rrezikon që të mbetet jashtë. Sensi do të provojë gjithçka për t’u rikuperuar në kohë. Interi do të nisë stërvitjen ditën e sotme në “Appiano”, por pa 15 lojtarët që janë të grumbullua­r me kombëtaret e tyre.

GODIN- Krejt ndryshe situata me mbrojtësin Diego Godin. Uruguaiani i ka siguruar të gjithë se dëmtimi nuk është serioz. Nga grumbullim i kombëtares së tij thotë se nuk ka vend për panik dhe do të rikthehet shumë shpejt në fushë. “Kisha një problem të vogël në gju, por asgjë të rëndësishm­e. Tani do të bëjmë vlerësimet bashkë me stafin mjekësor, por ndihem mirë dhe nuk kam asgjë serioze”, tha Godin. Mbrojtësi veteran flet edhe për eksperienc­ën e tij me fanellën zikaltër. “Jam duke u përshtatur në skemën e re dhe sistemin e lojës së Interit. Është futboll totalisht ndryshe nga ai spanjoll, por eksperienc­a më pëlqen shumë. Kam gjetur një klub madhështor si Interi dhe me një trajner fantastik si Antonio Konte. Po punojmë të gjithë bashkë për të marrë rezultatet që presin tifozët. E kemi nisur mjaft mirë”, ka thënë Diego Godin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania