Panorama Sport (Albania)

Morati: Zikaltërve u mungoi Ikardi, por Konte më pëlqen

“Juvja e ka të kotë me titullin e vitit 2006”

-

Masimo Morati dhe Juventusi. Një histori që diskutohet më shumë për sfidën nëpër gjykata sesa atë në fushën e lojës. Dhe pikërisht me këtë e nis ish-presidenti i Interit prononcimi­n e tij për mediat italiane kur pyetet për faktin që bardhezinj­të kanë bërë sërish apel të vendimit për titullin e vitit 2006. “Pas kaq shumë vitesh ata vazhdojnë të insistojnë. Kjo është një histori pa fund, por duhet të gjejnë dikë që nuk ka informacio­ne në këtë histori dhe t’u japë të drejtë, në të kundërt është e pamundur”, tha fillimisht Morati. Pastaj diskutimi u spostua në fushën e lojës. “Interi bëri një pjesë të parë të mirë, të bukur dhe emocionues­e. Luajtën mirë, por në të dytën nuk ishin aty ku duhet. Skuadra duhet të ketë vazhdimësi për të fituar titullin. Jam i bindur se mund t’ia dalë dhe do të luftojë deri në fund. Thënë këtë, kundërshta­ri i tyre (Juventusi) më duket shumë i fortë dhe për të fituar duhet një skuadër e fortë. Trajneri është shumë i rëndësishë­m dhe Konten duket se e ndjekin. Është një goditje e zgjuar e drejtuesve. Juventusi është një ekip spektakola­r falë bazës së fortë që ka ndërtuar Alegri”, vazhdoi më tej Morati.

IKARDI- Ai vazhdon të jetë një fans i çmendur i Mauro Ikardit dhe thotë se Lukakut i duhet kohë për t’u përshtatur. Fillimisht e krahason me sulmuesin e Juventusit: “Lukaku duhet të punojë për t’u përshtatur me futbollin italian, ka karakteris­tika të ndryshme nga Higuain dhe nuk mund t’i krahasoj dot. Ikardi? Nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe nuk mund të jap një gjykim mbi situatën. Në aspektin sportiv, në ndeshjen ndaj Juventusit do të ishte shumë i vlefshëm dhe i rëndësishë­m. Konte? Ka nisur një projekt ambicioz dhe puna e bërë deri tani është e shkëlqyer. Shpresoj që të arrijnë sa më larg, edhe pse këto projekte duan kohë. Zikaltrit duhet të synojnë të fitojnë Kupën e Italisë. Ajo është shumë e rëndësishm­e dhe u jep moral lojtarëve. Të fillosh të fitosh është një shenjë e rëndësishm­e dhe të sjell fat për të ardhmen. Stadiumi? Në vitet e fundit dëshira e njerëzve për t’u rikthyer në stadium është gjithmonë më e madhe dhe mendoj se stadiumet e rinj duhet të bëhen më të mëdhenj”,përfundoi fjalën e tij ish-presidenti i Interit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania