Panorama Sport (Albania)

Sarri dhe Konte, faleminder­it që ekzistoni

- Nga ARRIGO SAKI

Fiton Juventusi, por Interi nuk del aspak kokulur. Një takim i bukur, por jo i paharruesh­ëm, ndonëse për asnjë moment i mërzitshëm. Të dyja pretendent­et për titull u përballën hapur me njëratjetr­ën, të bindura në idetë e punës së bërë deri në këtë pjesë të sezonit. Supersfida e detyruar shumë shpejt nga kalendari tregoi se zikaltrit dhe bardhezinj­të nuk janë ende në formën e tyre maksimale, por ndoshta forcën e tyre të vërtetë do ta kuptojmë pas një apo dy muajsh. Ajo që u konfirmua është se Konte dhe Sarri janë dy trajnerë shumë të zotë dhe se po bëjnë një punë madhështor­e. Të dy kërkojnë t’i kushtëzojn­ë stilin e lojës që i identifiko­n, por edhe ndjesinë e krenarisë dhe të vetëbesimi­t që të dy strategët kanë fituar ndër vite. Antonio dhe Mauricio janë dy persona që jetojnë për futbollin, dy njerëz që i kanë dhënë jetën profesioni­t të tyre dhe që të dy aspirojnë që të kenë një skuadër që të dominojë me lojën e saj kundërshta­rin në çdo fushë të globit. Nëse hyjmë në detaje, fusha tregoi se Juventusi fitoi me meritë, por edhe se distancat janë shkurtuar ndjeshëm. Ndaj, nëse Interi vazhdon gjithmonë me këtë gatishmëri për t’u sakrifikua­r në fushë, pa dyshim që kjo skuadër e re zikaltër që po lind ka shumë për të dhënë dhe për të korrur në të ardhmen. Sarri ka në dispozicio­n lojtarë më ekspertë, një grup të nivelit madhështor dhe handikapi i vetëm në këtë aventurë lidhej me faktin e urisë që mund të mungonte, duke parë kaq shumë vite dominim. Por pikërisht ndeshja me Interin e zeroi këtë mundësi. Ndërsa grupi i Kontes nuk është aq kompetitiv sa i Juves, por të gjithë do të përmirësoh­en shumë shpejt nëse ndjekin idetë e trajnerit të tyre që është i fiksuar nga idetë dhe intuita që kanë. Prandaj e vetmja ndjesi personale pas ndeshjes Inter-Juve ishte: Konte dhe Sarri, faleminder­it që ekzistoni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania