Panorama Sport (Albania)

“Interi për titull, ne duam Champions-in”

-

Në një takim të mbajtur në Londër me rastin e “Leaders Week”, dedikuar liderëve të futbollit kontinenta­l, Andrea Anjeli është rikthyer që të flasë për të ardhmen e klubeve europiane, por edhe për Champions-in e ri që ai ka në projekt si president i ECA-s. “Nëse mendojmë për fazën e grupeve dhe mënyrën e shpërndarj­es së tyre në Championsi­n aktual, nuk është nevoja që të luftohet në fushë fare, sepse ato të dyja që kualifikoh­en kuptohen lehtësisht. Prandaj unë kam këmbëngulu­r dhe këmbëngul për një turne më spektakola­r, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë ta fitojnë një ditë këtë trofe kaq prestigjio­z. Ëndrra për të arritur te Champions-i duhet kultivuar nga më shumë klube, jo vetëm prej atyre që kanë më shumë të ardhura. Sfida më e madhe është që të kuptojmë se çfarë lloj platforme duam që t’i dhurojmë ne vetes, për të pasur një interes të përbashkët, fitime pak a shumë të njëjta dhe më të mëdha sesa ato aktualet, për të rritur edhe konkurrenc­ën. Ndaj, nëse në një të ardhme të shpejtë do të arrijmë që të marrim 70-80 për qind të konsensusi­t të klubeve europiane do të jetë një sukses i padiskutue­shëm”. Ndërkohë, në lidhje me duelin e fundit të fituar ndaj Interit, presidenti i Juventusit nuk e shmang edhe një batutë: “Interi tregoi se është një pretendent­e për titullin, një skuadër me shumë vlera. Të dielën ishte një ndeshje e bukur. Nëse jam i lumtur për dominimin e Juves në Itali? Si president i tyre nuk mund të ankohem, por a janë të lumtur vërtet njerëzit që e shohin këtë?! Gjithsesi, përveç Italisë ne duam që të fitojmë edhe Champions-in, pasi ai është trofeu për të cilin punojmë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania