Panorama Sport (Albania)

Kriza e gënjeshtër­t te Reali, ja ekipet ende të pamposhtur­a

Liverpuli 100% fitore, Barça krenohet vetëm me sulmin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali në krizë, pëson shumë gola, Zidan rrezikon shkarkimin, merkato ishte e pamenduar. Shumë lajme të tilla kanë qarkulluar rreth skuadrës madrilene në këtë fillimsezo­ni, por përfundimi është ndryshe: Skuadra e Zinedin Zidanit udhëheq e vetme kampionati­n spanjoll dhe është një nga ekipet e pamposhtur­a në Europë bashkë me Liverpulin në Angli, Juventusin në Itali, Volfsburgu­n në Gjermani dhe PSG-në në Francë. Madrilenët kanë pasur realisht probleme dhe nuk kanë bindur me fitoret e tyre, por kjo ka pak rëndësi. Zinedin Zidan do të punojë gjatë kësaj kohe për të forcuar të gjitha aspektet, sepse pas dy javësh do të luhet "El Clasico". Ekipi që duhet vlerësuar maksimalis­ht në këto momente është Liverpuli. Skuadra e Jyrgen Klopit i ka fituar të gjitha ndeshjet në Premier Ligë dhe po vazhdon e qetë drejt një suksesi të mundshëm në kampionat. 8 fitore nga 8 ndeshje të luajtura nuk ka arritur asnjë ekip në 5 kampionate­t kryesore të Europës. Pas tyre renditet PSG-ja, Juventusi, Interi dhe Nanta. Bardhezinj­të e Juventusit kanë një meritë të veçantë pasi ia dolën që të thyenin Interin dhe t'i rrëmbenin vendin e parë në kampionati­n italian. Megjithatë, zikaltrit gjithashtu renditen si një nga skuadrat me nisjen më të mirë të këtij sezoni, por edhe me mbrojtjen që pëson më pak gola.

BARÇA PËR SULMIN- Ka vetëm një vend nderi për skuadrën e Barcelonës në këtë renditje të bërë nga "UEFA", e cila lidhet me golat e shënuar dhe sulmin. Katalanasi­t kanë pasur probleme dhe ulje-ngritje në këtë fillimsezo­ni, edhe pse duket se në javën e fundit u ringritën dhe gjetën besimin për të punuar dhe për të qenë sa më mirë në "El Clasico". Ky klasifikim mund të ndryshojë nga java në javë, edhe pse dihet që skuadrat e renditura më lart do të luftojnë për trofe në kampionate­t respektive dhe në Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania