Panorama Sport (Albania)

“Djajtë”, ultimatum tri ndeshje Solskjaeri­t për të shpëtuar stolin

Do të shkarkohet vetëm po humbi thellë me Liverpulin

-

Mançester Junajtid i ka dhënë edhe tri ndeshje afat Ole Gunar Solskjaeri­t dhe pritet që ta shkarkojë nëse ai humbet ndaj Noruiçit në fund të muajit, por edhe nëse do të pësojë disfatën e radhës në ndeshjen kundër Liverpulit më 20 tetor. Trajneri nën presion i "djajve të kuq" ka marrë mbështetje­n provizore të drejtuesve të Mançesteri­t për të qëndruar në stolin e klubit gjatë pushimeve të kombëtarev­e. Por fati i tij do të vendoset pasi Junajtid të ketë luajtur ndeshjen e radhës kundër Liverpulit në kampionat, ndaj Partizanit të Beogradit në Ligën e Europës dhe ndaj Noruiçit sërish në Premier Ligë. Hierarkia e "djajve", sipas "The Sun", beson ende se norvegjezi­t i duhet dhënë kohë për të zbatuar planin e tij. Por, gjithsesi, ai mund të shkarkohet që pas ndeshjes së radhës, eepse nëse do të ketë një humbje të rëndë ndaj kryesuesve të Jyrgen Klopit, ajo do të firmoste edhe kapitullim­in e 41-vjeçarit. Por nëse Junajtid do t'i kalojë me sukses këto dy teste, atëherë transferta në "Carrow Road", të dielën e 27 tetorit, do të jetë vendimtare për fatin e tij. Këto tri rezultate do të vendosin nëse do të vazhdohet me ish-sulmuesin në stol, i cili zëvendësoi Zhoze Murinjon dhjetorin e shkuar dhe në mars

firmosi kontratën afatgjatë, apo do të kërkohet trajneri i pestë në 6 vite, që prej tërheqjes së Sër Aleks Fergusonit. "Djajtë" kanë humbur këtë sezon ndaj Uest Hemit, Kristal Palasit dhe Njukasëlli­t, duke arritur rezultatin më të dobët në kampionat në këto 30 vitet e fundit. Tash

më nga një skuadër që objektiv kishte të luftonte për katër vendet e para, 20 herë kampionët e Anglisë janë në një situatë, vetëm dy pikë larg zonës së rënies. Gjashtë fitore në të gjitha kompeticio­net që prej muajit mars e kanë vënë seriozisht në rrezik stolin e norvegjezi­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania