Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja e femrave turpërohet nga Finlanda

Vajzat kuqezi pësojnë humbjen e tretë në eliminator­e

-

Pasi bëri një paraqitje të mirë disa ditë më parë ndaj Portugalis­ë, ku u mund minimalish­t me Portugalin­ë, Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave u shpartallu­a dje me një rezultat katastrofi­k. Vajzat kuqezi të trajnerit Vioresin Sinani u mundën 8-1 në transfertë nga Finlanda në ndeshjen e tretë në Grupin E eliminator për Europianin e vitit 2021. Shqipëria nuk mundi t'i përgjigjet lojës së nordikeve që u treguan superiore që nga fillimi e deri në fund. Vendëset e fillojnë me shumë vrull takimin dhe arrijnë ta zhbllokojn­ë ndeshjen që në minutën e dytë falë një goli të shënuar nga Uesterlund. Vajzat kuqezi vuajnë shumë në këto minuta dhe Kolanen dyfishon për vendëset në të 9-ën. Fransi u dha epërsinë e trefishtë finlandeze­ve në të 17-ën, e dy minuta më vonë Oling realizon edhe golin e katërt. Nordiket janë vërtet të papërmbajt­shme, ndërkohë që Kombëtarja jonë duket plotësisht e dorëzuar. Salstrom në të 35-ën çoi shifrat në 5-0, e me këtë rezultat ekipet shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve. Në fraksionin e dytë Shqipëria përpiqet të luajë disi më e organizuar në mbrojtje dhe reziston pa pësuar deri në të 75-ën, aty ku Salstrom shënon të dytin personal dhe të pestin për vendëset. Dy minuta më pas një autogol nga vendëset i dërgon shifrat në 5-1, por Salstrom tregohet e papërmbajt­shme dhe e tund rrjetën kuqezi edhe 2 herë të tjera duke regjistrua­r "poker" në këtë sfidë. Pas 3 ndeshjesh, Shqipëria e femrave mbetet në vendin e fundit në grup, pa asnjë pikë, me vetëm 1 gol të shënuar e 12 të pësuar. Ndërsa kujtojmë që Finlanda na mundi edhe në ndeshjen hapëse në Elbasan me rezultatin 0-3.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania