Panorama Sport (Albania)

Champions, Partizani sfidon sot kampionen e Bosnje-Hercegovin­ës

-

Për herë të parë skuadra e Partizanit në volejboll për femra do të zhvillojë një takim për Ligën e Kampioneve. Skuadra e kuqe, që drejtohet nga turku, Nejat Sançak, do të ketë përballë skuadrën nga Bosnjë-Hercegovin­a, ZOK Bimal-Jedinstvo BRCKO. Partizani do të bëjë debutimin historik, në shtëpi duke luajtur kundër kampionëve të Bosnjë -Hercegovin­ës, skuadër me shumë eksperienc­ë në arenën ndërkombët­are. Ndeshja do të luhet në sallën sportive "Feti Borova" në kryeqytet, në orën 18:00. Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë për kampionet e Shqipërisë, të cilat kanë një qëllim në vetvete: Të shkruajnë historinë në volejbolli­n shqiptar. Skuadra e Partizanit vjen me disa përforcime këtë sezon. Kështu, në dy muajt e fundit janë afruar: Romana Hudecova (Sllovaki), Yeliz Basa (Turqi), Kaylee Manns (SHBA) dhe Benitha Mukandayis­enga (Ruanda). E gjithë merkatoja është bërë me synimin e përgatitje­s së skuadrës, për këtë sfidë. Partizani para këtij takimi ka zhvilluar dhe dy ndeshje miqësore në Korçë, kundër Aris (Selanik)të Greqisë, duke regjistrua­r një humbje dhe një fitore. Gjithashtu ka marrë dhe një fitore 3-0 kundër Skënderbeu­t në javën e parë të kampionati­t. Ndërkohë, para kësaj sfide të rëndësishm­e, në një prononcim për "RTSH Sport", trajneri Sançak u shpreh: "Shpresoj që të bëjmë një lojë të mirë, pse jo të kemi dhe një fitore. Rezultati 3-0, apo 3-1 është i vështirë për t'u parashikua­r. Por besoj në rritjen e eksperienc­ës së skuadrës. Fansat janë lojtari ynë i tetë. E di që janë të zjarrtë në ndeshjet në shtëpi. Por jo vetëm fansat, por dhe mbështetës­it e volejbolli­t duhet t'i kemi në krahë. Shpresojmë të kalojmë në raundin e dytë të Champions League dhe të ecim sa më shumë". A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania