Panorama Sport (Albania)

Pioli: Dua një Milan mizor për Champions

“Tifoz i Interit kur isha me flokë, jo tani që nuk kam më”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pak pas mesditës së djeshme erdhi jo vetëm zyrtarizim­i, siç ishte paralajmër­uar prej më shumë se 48 orësh, por edhe prezantimi i trajnerit të ri të Milanit, Stefano Pioli. 53vjeçari u shoqërua përpara gazetarëve nga e gjithë eskorta e drejtuesve të lartë kuqezinj, ndoshta edhe si një sinjal force mbi zgjedhjen e një ishinteris­ti, por edhe skepticizm­it dhe protestave të ultrasve kuqezinj, për zgjedhjen e radhës në stolin e “Djallit”. Gjithsesi, Pioli u tregua shumë i sigurt dhe shumë i karikuar për aventurën e re që nisi nga pasditja e djeshme, kur kreu edhe stërvitjen e parë me pjesën e futbollist­ëve që nuk kanë udhëtuar në kombëtaret respektive. “E pranova këtë ofertë me shumë entuziazëm, pasi më thirri një prej klubeve më prestigjio­ze në botë, për të cilin jam i bindur se do të bëj një punë shumë të mirë, falë edhe këmbëngulj­es që drejtuesit e lartë te klubi treguan ndaj meje, bën hyrjen e tij trajneri i ri i Milanit. – Tri principet e mia kryesore janë ide, intensitet dhe mizori. E di se ku kam ardhur dhe çfarë kërkon kjo skuadër, prandaj nga sot (dje) e tutje duhet të luftojmë për të arritur në Champions. Kjo është pak, por e sigurt. Slogani im është të fitojmë, vetëm të fitojmë!”

Pioli, besojmë se jeni në dijeni të skepticizm­it që tifozët kanë shfaqur ndaj jush? Fundja edhe ju duhet të ndiqni mediat, shtypin e portalet apo jo?

Kam respekt të madh për tifozët, të cilët kanë të gjithë të drejtën e kritikës. Por diçka të tillë unë e shoh vetëm një stimul më shumë. Do më duhet të punoj në të gjitha drejtimet: në psikologji, mbi gatishmëri­në në fushën e lojës dhe në principet që unë dua t’i transmetoj skuadrës. Do të jenë 10 ditë të rëndësishm­e për të përgatitur ndeshjen me Leçen.

Sipas jush, duhet nisur gjithçka nga zero?

Marko (Xhampaolo) është një trajner i shkëlqyer, por ka ide të ndryshe nga unë. Duhet të tregohem i zoti që në fillim për t’ua transmetua­r sa më parë që të jetë e mundur idetë e mia futbollist­ëve të mi. Jam i bindur që kemi një bazë të mirë për të nisur punët dhe jam po aq i sigurt se Xhampaolo ka punuar shumë mirë. Dua t’i mësoj Milanit të luajë një futboll që u përshtatet cilësive të lojtarëve dhe mbi të gjitha që ata ta interpreto­jnë me qejf në fushën e lojës. Detyra ime kryesore është t’u dhuroj futbollist­ëve tanë kurajën dhe forcën maksimale, pasi vetëm kështu mund të nxjerrim në fushë të gjitha cilësitë që kemi si grup.

E kuptoni besoj se kritikat në rrjetet sociale janë mbi të gjitha në lidhje me të shkuarën tuaj interiste dhe faktin që keni shprehur hapur se jeni një tifoz i Interit...

Personalis­ht nuk kam rrjete sociale. Nëse gjeni ndonjë të tillë, dijeni se nuk është i imi. Pastaj, gjithkush ka të drejtën të shprehë opinionin e tij. Për Interin... Kjo është diçka që vlen

zero, ndaj e nisim nga hiçi... E shkuara është e shkuar. Është njësoj si të ngatërrosh një 13vjeçar dhe një burrë të pjekur, qeros, por me mjekër. Por mbi të gjitha me dëshirën e madhe për të bërë sa më mirë. Gjykimet duhet të më bëhen mbi atë çfarë do të tregojë fusha dhe jo mbi ato që kam kaluar kur isha fëmijë dhe nuk i kisha ende idetë e qarta.

Mendoni se ky është hapi juaj më i rrezikshëm në karrierë?

Unë di të them se jemi Milani dhe se do të luftojmë së bashku për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm. Kemi një të kaluar madhështor­e, krenare, por tani ka ardhur koha që edhe të tashmen ta rrisim në nivelet e mundësive tona. Duhet të punojmë me intensitet dhe cilësi për t’u bërë një skuadër e bashkuar dhe sa më parë që të jetë e mundur madje.

E keni menduar se nga ku do ta nisni, pra cilat janë gjërat që duhen bërë?

Objektivi im është që të përmirësoj gjendjen e lojtarëve që kam në dispozicio­n. Brenda meje ndihem një mësues. Duhet të bëjmë të pamundurën për të rifituar tifozët tanë. Më intereson që të kuptoj sa më

shpejt lojtarët dhe të hyj në kokat e tyre. Jam një tip që punoj nga mëngjesi në mbrëmje, jam shumë kërkues me veten dhe rrjedhimis­ht edhe me lojtarët e mi. Duhet të japim të gjithë maksimumin sepse kemi ende një kampionat të tërë përpara nesh. Mbeten ende 31 ndeshje për t’u luajtur dhe hapësira dhe koha për të arritur rezultatin që duam është më se e mjaftueshm­e.

Objektivi është vendi i katërt?

Nuk flas për pozicione, ne duhet thjesht të shkojmë në Champions. Kjo është ajo që di.

Pastaj, nëse e bëjmë nga vendi i katërt apo nga një pozicion tjetër, pak rëndësi ka.

Nga jashtë, çfarë Milani shihni?

Besoj se ekziston një miks cilësish fizike dhe teknike të rëndësishm­e. Është e qartë se do na duhet të luftojmë kundër skuadrave të tjera të forta, por ne duhet të kemi kurajën dhe besimin në cilësitë tona. Të gjithë së bashku mund të ndërtojmë diçka më shumë dhe më të fortë se në këto javë të para.

Një krahasim mes kësaj eksperienc­e dhe asaj tek Interi...

Mendoj se është e gabuar të krahasosh eksperienc­at e kaluara. Unë shoh gjithmonë dhe vetëm përpara.

Piontek, bomberi i skuadrës ka qenë shumë në vështirësi...

Besoj se ai është një bomber i lindur. Sa më shumë efikas që do të mund të jemi, aq më tepër raste do të vijnë për Piontekun. Ai e ka treguar tashmë se kapaciteti për të shënuar nuk i mungon.

Paketa ishte një tjetër që vuajti skemat e Xhampaolos. Cila është ideja juaj mbi braziliani­n?

Mendoj se është një mesfushor i kompletuar, i cili du

het të luajë mes korsisë anësore dhe qendrës së mesfushës. Personalis­ht më pëlqen që t’i spostoj futbollist­ët. E kam parë, Paketa di se si të qëndrojë në fushë, por në venat e tij ka edhe ndjesinë e golit. Realisht Milani ka shumë mesfushorë që më pëlqejnë në bazë të ideve të mia të lojës.

Ka potenciale për të kapur shpejt nivele të larta dhe këto cilësi duhen shfrytëzua­r. Duhet të japin të gjithë maksimumin. Leao është i ri dhe tani për tani duhet vetëm të mendojë të punojë fort dhe mirë.

Po Leao si ju është dukur?

Suso është një tjetër lojtar

që është kritikuar së fundmi edhe nga tifozëria...

Është një lojtar cilësor, por duhet vënë në kushtet që të ketë mundësinë të luajë sa më shpesh një kundër një me kundërshta­rin, sepse driblimin e ka në gjak. Mendoj se do të bëjë mirë me mua.

Cilat janë idetë e lojës suaj, por edhe anët taktike të forta?

Përzierja e duhur për të pasur sukses është të luash me intensitet dhe cilësi. Fakti i të luajturit një futboll ofensiv kalon nga mënyra sesi interpreto­n fazën mbrojtëse. Ndërsa për sa i përket taktikës, këto janë numra që ju interesojn­ë

më shumë juve sesa mua. Personalis­ht bazohem te konceptet e lojës. E rëndësishm­e është që të kemi sa më shpejt një identitet si skuadër.

Cili është gabimi që nuk do të bëni?

Nga çdo eksperienc­ë mësohet diçka e re. Mund të bëjmë shumë mirë bashkë, por vetëm me punën dhe disa sakrifica të përbashkët­a mund të korrim rezultate pozitive. Në të kaluarën ndoshta ka pasur disa momente ku kam hequr dorë, jam dorëzuar në disa raste, por të jeni të bindur se tashmë që jam pjesë e Milanit nuk do të ndodhë më kurrë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania