Panorama Sport (Albania)

Spektakël pa fitues, Gjermania “fal” Argjentinë­n

Joshua Kimish e nis si kapiten, skuadra e re i bind të gjithë

-

Gjermania dhe Argjentina dhu ruan spektakël në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. “Pancerat”, edhe pse shënuan dy herë në pjesën e parë, nuk arritën dot të ruanin rezultatin në të dytën. Miqtë nga Argjentina barazuan rezultatin, falë një loje më të mirë. Gjithsesi, gjermanët meritojnë duartrokit­jet e tifozëve, pasi edhe pse me shumë mungesa në formacioni­n e parë, arritën të dhuronin spektakël në fushën e lojës. Në krahun tjetër Mesi nuk ishte për miqtë në fushë duke ia lënë vendin dyshes Lautaro-Dibala, të cilët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

PJESA E PARË

Ishte skuadra e Argjentinë­s ajo që vizitoi e para portën e Ter Shtegenit, pas një aksioni të De Polit, gjuajtja e të cilit bllokohet nga një lojtar gjerman. Gjermanët mundohen të dalin me kundërsulm­e dhe ia arrijnë ta bëjnë këtë gjë në minutën e 16-të. Serge Gnabri është në vendin dhe në kohën e duhur, duke përfituar në maksimum nga një top i ardhur në zonë, duke bërë një marrje të mirë dhe duke shënuar një supergol në një zonë shumë të ngushtë. Në të 31’ është Halstenber­ger që ekzekuton saktë një goditje dënimi që përplaset në traversë, duke i mohuar Gjermanisë golin e dytë. Në të 22’ janë sërish gjermanët që shënojnë. Haverc shërbehet nga Gnabri në qendër të zonës, duke goditur saktë nga fare pranë portës kundërshta­re, duke i çuar shifrat në 2-0.

Miqtë mundohen të kundërpërg­jigjen me anë të De Polit, i cili godet nga jashtë zone, duke i kaluar fare pranë golit. Është shtylla ajo

që i mohon atij një supergol. Në fund të pjesës së parë është sërish Gnabri ai që godet në një pozicion diagonal, duke e dërguar topin ngjitur me shtyllën pingule. PJESA E DYTË

Miqtë janë më këmbëngulë­s në 45 minutat e dyta,

duke vënë në vështirësi portën e Ter Shtegenit. Gjithsesi, është Emre Xhan ai që mund të shënonte golin e tretë për gjermanët, por mesfushori gabon i vetëm përballë portierit. Alario, i futur në pjesën e dytë, shënon golin e parë për Argjentinë­n

në minutën e 66-të pas një goditjeje të saktë me kokë. Gjermanët nuk arrijnë të ruajnë ritmin e pjesës së parë, duke ia dhuruar mesin e fushës kundërshta­rit, i cili shënon edhe golin e barazimit 5 minuta nga fundi me anë të Okampos. Skuadrat ndahen kështu në barazim 2-2, duke dhuruar një ndeshje spektakola­re, edhe pse ishte vetëm një test miqësor. Gjermanët do t’i kenë sytë nga dueli i sotëm midis Holandës dhe Irlandës së Veriut dhe më pas të dielën në sfidën ndaj Estonisë në Talin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania