Panorama Sport (Albania)

Pjaniç, princi që u bë mbret falë... De Rosit

"Regjisori" boshnjak, i rilindur nga Sarri: Dua Ligën e Kampioneve që këtë vit

- Përgatiti: LEDIO NASE NDIHMË NGA DE ROSI

Ekzistojnë shpresa që të qëndrojnë në zemër. Miralem Pjaniç po kalon fazën më të ndriçuar të karrierës së tij te Juventusi, ku përtej fitoreve (3 tituj radhazi) ka kompletuar transformi­min nga fantazist në "regjisor". Pas formës së shkëlqyer të mesfushori­t boshnjak, vendimtar në sfidën kundër Interit që vlejti parakalimi­n në krye, qëndron trajneri Mauricio Sarri. E jo vetëm: me trajnerin e ri ka punuar mbi intensivit­etin ose më saktë mënyrën e interpreti­mit të roli që prej disa vitesh po mbulon.

Pjaniç nga ky vit ka një ndihmesë më shumë: quhet Damiano Stefanini dhe është një njohje e vjetër që në kohët e Romës. Punoi për shtatë vite në kryeqyteti­n italian, duke mbuluar pozicionin e kreut të fizioterap­istëve, derisa u lagua së bashku me mjekun Del Veskovo. Një mik i madh i De Rosit, Stefanini ka mbetur në zemrën e shumë lojtarëve të larguar nga Roma. Me Pjaniçin gjatë këtyre viteve nuk kanë humbur kontaktet dhe lojtari ka përfituar për t'u ndjekur nga pranë. Stefanini është i specializu­ar në parandalim­in dhe riaftësimi­n nga dëmtimet, aspekt i rëndësishë­m për "regjisorin". Objektivi

është të qëndrojë gjithmonë në të njëjtin nivel forme pa u ekspozuar fizikisht. STATISTIKA­T NË SERINË A

Efektet e punës së dyfishtë (në qendrën stërvitore me stafin bardhezi dhe në shtëpi me ish-pjesëtarin e stafit të Romës) janë të dukshme

dhe statistika­t e konfirmojn­ë: Pjaniç është futbollist­i që ka kompletuar më shumë pasime në gjysmëfush­ën kundërshta­re në Serinë A (306) dhe është i dyti për topa të rikuperuar (54). Është pikë kyçe dhe qendrore në lojën e Sarrit dhe krahasuar

me trevjeçari­n nën drejtimin e Alegrit, tani luan më vertikalis­ht. Pjaniç është burimi i dy aksioneve më të bukura të natës në "San Siro": goli i 2-1 i Higuainit pas 24 pasimesh dhe rrjeta e anuluar CR7-ës, për shkak të pozicionit jashtë loje të

Dibalës. Ka një mesatare prej 26.71 vertikaliz­imesh për ndeshje, thuajse trefishin e mesatares së rolit (9.49) dhe një përqindje mahnitëse pasimesh pozitive (67.57; mesatarja e rolit: 27.37). Me Interin preku 100 topa dhe nga bardhezinj­të

ishte ai që rikuperoi më shumë (10). "Ëndrra është të jem mes më të mirëve në botë dhe të fitoj Championsi­n, ndoshta këtë vit", është shprehur për mediat boshnjake. Dhe tani po u afrohet gjithmonë e më shumë gjurmëve të mjeshtrit Pirlo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania