Panorama Sport (Albania)

Myler shpall divorcin, do të largohet në verë

Ish-kampioni i botës kërcënon Bajernin e Mynihut me largim

- MYLER SHPËRTHEN

Në kohën kur të gjithë lojtarët e kombëtares janë në grumbullim, Tomas Myler ka mbetur në fushën stërvitore të skuadrës së Bajernit për të zhvilluar një seancë të ngarkuar stërvitore. Sipas asaj që shkruan “Bild”, në kampin bavarez ka një çështje “MylerKovaç”. Lojtari është i pakënaqur me trajtimin që po i bën trajneri kroat duke menduar kështu largimin nga Mynih. Kovaç u shpreh pas ndeshjes ndaj Hofenhaimi­t se Myler do të marrë minutat e tij kur skuadra të ketë nevojë. Deri në ditën e djeshme, raporti midis tij dhe Kovaç ka qenë i lëkundur. Edhe pse ish-kampioni i botës me Gjermaninë ka mbajtur një qëndrim korrekt gjatë kësaj periudhe, duke mos munguar në asnjë seancë stërvitore si dhe mos u shprehur asnjëherë kundër trajnerit, edhe pse ky i fundit nuk e përfill më. Ndeshja e ardhshme është ajo ndaj Augsburgut dhe Myler mund të jetë i rëndësishë­m

për skuadrën duke parë që braziliani Kutinjo është i impenjuar me skuadrën kombëtare. Tomas Myler nuk ka duruar më duke folur për “Kicker”, lojtari i Bajernit tha se nuk e përjashton­te një largim të mundshëm nga Mynihu në muajin janar. “Një trajner duhet të marrë vendime të vështira përpara një ndeshjeje. Por në takimet e fundit kam vënë re një trend të tij i cili nuk më ka pëlqyer aspak. Nëse ai(Kovaç) do të vazhdojë të më shohë si një lojtar rezervë, atëherë duhet të shoh që në të ardhmen të luaj diku tjetër. Nuk mund ta pranoj këtë gjë”, tha Myler. Në pesë ndeshjet e fundit, Myler e ka nisur takimin nga pankina. Por lojtarit nuk i mungojnë vetëm minutat në fushën e lojës, por edhe mirënjohja nga drejtuesit. 495 ndeshje ka luajtur deri tani Tomas me fanellën e Bajernit

duke fituar shumë trofe të rëndësishë­m. I pyetur se çfarë mendonte për fjalët e Kovaçit pas ndeshjes me Hofenhaimi­n se Myler do të merrte minutat e tij, lojtari iu përgjigj: “Nuk e prisja një deklaratë të tillë, por unë nuk dua të flas emocionali­sht. Kam folur me të ballë përballë dhe historia përfundon këtu”. Tomas këmbëngul se problemi me aktivizimi­n e tij nuk është as pozicioni në fushë dhe as Felipe Kutinjo. “E kam lexuar shpesh këtë gjë, por nuk mendoj se Kutinjo është problemi im apo i trajnerit. Kam luajtur edhe në role të tjera dhe e kam bërë shumë mirë

punën time. Ashtu si në sezonin e kaluar kur në fazën e dytë isha prapa sulmuesit dhe bëra një gjysmë sezoni fantastik që u kurorëzua në fund me fitimin e kampionati­t dhe të Kupës së Gjermanisë”. Tani Kovaç duhet të dijë se si do ta menaxhojë Mylerin i cili me shumë mundësi do të ketë fatin e Riberi dhe Roben, të cilët u larguan në fund të sezonit nga skuadra e Bajernit pasi u konsiderua­n jo të vlefshëm për skuadrën. Edhe pse fjalën e fundit mësohet ta ketë presidenti Uli Hënes, i cili ka një marrëdhëni­e të mirë me Mylerin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania