Panorama Sport (Albania)

Mbledhja te Tirana, si u bë Hoxhallari “kokë turku”

- Ja postimi i Goldi Halilit

Refik Halili ka shkundur Tiranën pas dy humbjeve me Kukësin dhe Partizanin si dhe barazimit me Flamurtari­n. Në "Skënder Halili", presidenti ka folur gjatë, duke vënë gishtin mbi fajtorët. Si fillim në mbledhjen e zhvilluar me skuadrën ai ka bërë të qartë se nuk toleron asnjë ndeshje të dobët si tri takimet e fundit ku u mor një pikë. Ashtu siç pritej, presidenti e ka...

Histeria diskriminu­ese e tifozëve për të sulmuar Unful Kobinën për një postim të tij në "Facebook" ka sjellë reagimin e Goldi Halilit, të bijës së presidenti­t të Tiranës. Goldi dënon me forcë sjelljen diskriminu­ese të njerëzve në rrjetet sociale që sulmonin lojtarin bardheblu, vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës. "Gjëja më me vlerë të cilën mund të bëjmë si individ, është që të lejojmë njerëzit të jenë thjesht njerëz, duke përfshirë këtu ndryshimet midis tyre si edhe diversitet­in e tyre! Njerëzit kanë dallime, njerëzit kanë larmi. Shumicën e kohës disa njerëz u japin një oqean njerëzve, të cilët, pak, por e sigurt, do të mbyteshin me një filxhan ujë prej atij oqeani të pafund! Jam ndier e tronditur dhe e zhgënjyer nga komentet e marra në një postim, të cilin Uinful Kobina, një lojtar krenar i Tiranës, vendosi të ndajë me publikun e gjerë. Ne nuk mund të vazhdojmë të abuzojmë me njerëzit, duke ndotur identiteti­n e tyre pa sjellë asnjë ndryshim konkret. Nëse ky ndryshim nuk vjen nga brenda, do të vijë nga jashtë! FIFA dhe UEFA po shikojnë! Por pse do të na duheshin roje për të vepruar në mënyrë humane? Ku mbeti respekti edhe suporti për njëri-tjetrin? 'Kobi' është i shtëpisë së madhe bujare shqiptare dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë pasi fanella që mbart në shpinë djersitet për Tironën. Kobi nuk ka nevojë për aprovimin e askujt për t'u ndier i barabartë! Po Kobi, edhe ti je Tirona", shkruante Goldi Halili në "Facebook".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania