Panorama Sport (Albania)

Kunati Kunati i i Teqjes: Teqjes: Nuk u u bë bë sebep sebep motra motra ime, ja ja e e vërteta vërteta me me Aldon

“Nuk është bërë sebep motra ime, jam 100% i bindur”

- FATJON RUPI

Aldo Teqja, portieri i Partizanit, është në gjendje shumë të mirë shëndetëso­re. Ishte me shumë fat të shtunën në mbrëmje, kur ajo rënie nga kati i 6-të i pallatit ku banon nuk rezultoi fatale për jetën e tij. Ishte një ngjarje që mori gjithë vëmendjen ditët e fundit dhe që për policinë ishte një veprim i kryer në kushtet e gjendjes së rënduar psikologji­ke, por ky variant është hedhur poshtë nga vetë Teqja dhe babai i tij. Për “Panorama Sport” flet ekskluzivi­sht Redi Veriu, kunati i portierit të kuq. Ai është futbollist dhe aktivizohe­t me Tërbunin. Pas ngjarjes ai reagoi me një status në rrjetet sociale, ku i kundërvihe­j medias, ndërsa në intervistë­n e mëposhtme tregon gjithçka me detaje.

Redi, si është Aldoja tani?

Aldoja është jashtëzako­nisht mirë. Ka filluar të hajë, pasi ia pranon metabolizm­i. Ka pasur një tub për të hequr gjakun nga mushkëria, ia kanë hequr sot (dje), pasi është pastruar. Është në gjendje shumë të mirë.

Ju keni qenë vetë aty, keni folur me motrën?

Kam katër ditë që nuk lëviz që aty, i kam qëndruar te koka pa limit.

Çfarë ka ndodhur realisht, për ta bërë situatën sa më të qartë për të gjithë?

Ai e ka thënë vetë, me gojën e tij, nuk kam pse ta them unë, nuk ia ka imponuar asnjeri ta thotë. Ka folur vetë te “Procesi Sportiv”. Nuk kam çfarë të them më tepër, ai ka qenë versioni, foli edhe i ati i vet. Unë mora pjesë në këtë histori vetëm se motra ime është akuzuar shumë si shkaku kryesor i ngjarjes. Të gjithë

ta marrin vesh që ai me motrën time, jo se është motra ime, kanë shkuar shumë mirë. Kanë 9 vjet që njihen, janë të fejuar. Lajmet thoshin se janë me shtëpi me qira, por nuk është kështu. Ajo është shtëpia e Aldos, prindërit kanë 30

vjet aty. Motra ime nuk bashkëjeto­n me Aldon, është e fejuar, por rri në shtëpinë time. Kanë menduar vetë ata për një dasmë dhe kur të dalin në shtëpi më vete, ose mund ta blejnë një shtëpi, ose mund të rrinë me qira. Janë secili në shtëpi të

vet, bëjnë çdo gjë normale që bën një çift i fejuar. Nuk është bërë sebep një sherr midis tyre për ngjarjen. Jam 100% i sigurt, sepse i njoh të dy, motrën time dhe Aldon.

Por policia, në njoftimin zyrtar për ngjarjen,

ka bërë me dije se veprimi ka ndodhur në kushtet e gjendjes së rënduar psikologji­ke...?

Edhe unë në fillim atë mora për bazë, variantin e policisë. Në çastet e para, kur kam shkuar në spital, kam qenë shumë i tronditur. Pastaj erdhën miqtë, pjesëtarët e Partizanit, stafi e të gjithë. Kam pyetur disa, sepse kam muhabet: “Si t’u duk Aldo gjatë ndeshjes?” Më kanë thënë se ka qenë normal krejtësish­t. Doktori Ergys Rexha më tha se nuk ka pasur asnjë shans. Lorenc Jemini e ka pasur aty, e ka takuar. I është dukur shumë mirë gjendja psikologji­ke. Varianti i policisë ka dalë, sepse ajo nxjerr atë informatën për median dhe publikun. Nuk është realiteti i tillë, sepse nuk e vërtetoi policia për një minutë që e pa aty në tokë gjendjen e rëndë

psikologji­ke.

Juve ju ka shkaktuar një dëm të madh varianti i policisë. Do të ndiqni ndonjë hap ligjor për këtë çështje?

Tani për tani nuk do të ndjekim asnjë hap, duam vetëm që të bëhet mirë Aldoja, nuk na intereson fare. Kemi pasur hallin e Aldos dhe jo të medias. Duam të bëhet mirë dhe t’i kthehet fushës sa më shpejt, sepse e meriton. Shyqyr Zotit, ka shpëtuar dhe është në gjendje të mirë shëndetëso­re.

Sa do të vazhdojë të qëndrojë në spital?

Pritet që nesër (sot) të ngrihet në këmbë dhe duke ardhur e duke u ulur ato ditët e qëndrimit, sepse e ka suportuar trupi shumë mirë. Mjekët kanë qenë të mahnitur me rehabiliti­min e shpejtë që ka bërë trupi. Nuk ka një datë të saktë, por do të dalë shumë shpejt.

 ??  ?? Redi Veriu dhe Aldo Teqja
Redi Veriu dhe Aldo Teqja
 ??  ?? Redi Veriu, sulmuesi i Tërbunit
Redi Veriu, sulmuesi i Tërbunit
 ??  ?? Lerda dhe Bitri gjatë stërvitjes së djeshme
Lerda dhe Bitri gjatë stërvitjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania