Panorama Sport (Albania)

Trashi: Dua të luaj, ja si mund t'ia dalim këtë herë

Mbrojtësi: Lerda më përqafoi pas ftesës në Kombëtare

-

Lojtari i Kombëtares dhe Partizanit, Lorenc Trashi, ka dalë në konferencë për shtyp ditën e djeshme, duke folur kështu për ndeshjen e vështirë që e pret Shqipërinë ndaj Turqisë të premten në mbrëmje. Ai e ka vlerësuar trajnerin Reja jo vetëm për eksperienc­ën që ka mbi supe, por edhe për atmosferën që ka krijuar në ekip, të cilën futbollist­i i Partizanit e konsideron të nevojshme për t'i marrë maksimumin një skuadre.

Çfarë ndryshoi në skuadër?

Është grumbullim­i i tretë me Kombëtaren. Të tregohem realist, jam përshtatur më mirë me trajnerin aktual. Për Panuçin nuk mund të flas, pasi nuk e njoh. Reja nuk është nevoja ta them unë kush është, pasi është një trajner me shumë eksperienc­ë dhe deri tani çdo gjë është në rregull. A prisni minuta në këto

ndeshje?

Nuk jam i mendimit që krahu i majtë ka probleme. Kam parë që të gjithë janë në formë. Unë shpresoj të jap maksimumin tim dhe çdo gjë i takon trajnerit.

Po kaloni një formë të mirë në kampionati­n shqiptar. Çfarë prisni tani nga Kombëtarja?

E ndiej veten shumë mirë, jam thirrur nga trajneri dhe jam realisht shumë mirë. Çdo lojtar në kampionati­n shqiptar kërkon të ketë një eksperienc­ë në Europë. Kombëtarja më shërben për këtë pjesë. Shpresoj të kem disa minuta, për ta parë veten time dhe ta provoj veten në një ekip europian.

Si është raporti juaj me trajnerin Lerda dhe çfarë ju tha ai kur mori vesh për ftesën në Kombëtare?

Nuk është se kam pasur

probleme me trajnerin. Ai ka qenë ndër të parët që më ka mbështetur. Ai më përqafoi dhe më ka përgëzuar shumë për ftesën në Kombëtare. Kampionati shqiptar nuk e ka nivelin e kampionate­ve në Europë dhe trajneri e ka të vështirë të aplikojë gjithçka

sipas ideve që ka, nëse i referohemi ritmit. Nuk them se është e pamundur për të vënë në jetë gjithçka që planifikoj­më.

Çfarë mendoni për Turqinë?

Është një ndeshje e fortë, duke parë Turqinë që po kalon një moment shumë të mirë. Duhet të jemi të përqendrua­r. Objektivi është fitorja që mund të na japë shpresë.

Kombëtarja i ka me pikatore lojtarët nga kampionati ynë. A keni ndonjë emër që do t'i sugjeronit trajnerit?

Unë nuk mund të flas dot, sepse trajneri ka staf dhe janë ata që i sugjerojnë trajnerit lojtarët. Superiorja ka lojtarë të mirë, por është trajneri me stafin e tij që vëzhgojnë dhe zgjedhin. Nuk besoj se ka ndonjë paragjykim, pasi koha ka treguar se nëse dikush në Superiore e ka merituar edhe ai e ka marrë ftesën nga Kombëtarja. Mendoj se çdo gjë është në rregull te kjo pjesë. Sa i përket ndeshjes në Turqi, duhet të jemi kompaktë dhe t'i sulmojmë në pikat e dobëta që kanë ata. Mendoj se ato raste që jepen duhet t'i shfrytëzoj­më në maksimum.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania