Panorama Sport (Albania)

Veseli: E bëj unë rolin e Hysajt, ja çfarë na mungon

"Kemi shanse ndaj Turqisë, por s'duhet të futemi në presion"

- LEONIDHA MUSAJ

Mbrojtësi i Ko mbëtares sh qiptare, Frederik Veseli, ka dalë ditën e djeshme në një konferencë për shtyp, duke folur për sfidën e radhës, situatën aktuale te kuqezinjtë dhe prurjet e reja në skuadër. Ai ka pranuar se në Kombëtare nuk është ai entuziazmi i periudhës kur skuadra u kualifikua në Europian, ndërsa theksoi se është gati të bëjë rolin e Elseid Hysajt, i cili mungon ndaj Turqisë për shkak dëmtimi.

Trajneri është i fiksuar pas skemës me 3 mbrojtës, si ndiheni me këtë variant?

Mendoj se kemi lojtarë që përshtaten me këtë skemë. Kemi mundësi të luajmë edhe me katër, pasi ata lojtarë janë të aftë ta bëjnë. Është diçka që varet nga kundërshta­ri dhe nuk është fiks. Mund të kalojmë edhe me 4 apo 5 mbrojtës.

Do të luani ndaj Turqisë, a mund të themi se është shansi i fundit?

Ka shumë rëndësi kjo ndeshje, pasi e dinë të gjithë që mund të bëjmë një hap të madh nëse fitojmë. Besoj dhe shpresoj se kemi mundësi ta mundim Turqinë, siç kemi bërë në Antalia në miqësore. Nuk duhet të kemi presion dhe duhet të bëjmë ndeshjen tonë.

Janë grumbullua­r disa lojtarë të rinj, cila është përshtypja juaj?

Do na ndihmojnë, pasi kanë ardhur lojtarë me kualitet. Kjo është një shenjë se për të ardhmen ka lojtarë me shumë perspektiv­ë. Konkurrenc­a

është gjë pozitive për skuadrën.

E ndieni rivaliteti­n për një vend në mbrojtje?

Konkurrenc­a për mua është një gjë shumë pozitive, sidomos në Kombëtare. Pse jo mos ta zënë vendin që tani edhe të rinjtë që janë afruar? Jemi gati të japim maksimumin. Lojtarët kanë kualitet, siç e kemi parë në stërvitje. Trajneri e vendos

atë punë. Duhet të kemi një siguri, një bazë. Duhet të jenë disa lojtarë me eksperienc­ë, por ne jemi gati dhe shumë të motivuar për këtë ndeshje.

Atmosfera në skuadër si është?

Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe të gjithë flasim me njëri-tjetrin dhe jemi të bashkuar. Entuziazmi nuk është siç ka qenë para Europianit dhe normal që tashmë bie. Atmosfera është ndryshe nga entuziazmi.

A ndihet në skuadër mungesa e një lideri siç ka qenë Cana?

Cana ishte lider. Mua më mungon dhe ishte shumë i rëndësishë­m për Kombëtaren. Ai gjithmonë do na mungojë, pasi ishte figurë e tillë. Duhet të nxjerrim një tjetër Lorik Cana në të ardhmen.

A mendoni se ekipi ka shanse të bëjë mrekullinë, duke kapur një vend që të çon në Europian?

Synimi është, pasi nuk jemi jashtë luftës. Me një fitore ndaj Turqisë, ende kemi mundësi për të provuar të shkojmë në Europian. Duhet ta shfrytëzoj­më këtë ndeshje dhe të bëjmë mirë.

Do të mungojë Hysaj, ndërsa është afruar edhe Kumbulla. Mendoni se do të jeni ju zëvendësue­si i Elseidit?

Kumbulla është shumë i ri, por e ka treguar veten e tij në Serinë A. Nëse vazhdon me këtë mentalitet, do të ecë shumë përpara. Mungesa e Hysajt është e madhe. Pas ndeshjes me Islandën, ai tregoi se është një lider. Edhe unë mundem ta bëj rolin e Hysajt, por e vendos trajneri.

 ??  ?? Skuadra kombëtare gjatë seancës së djeshme stërvitore
Skuadra kombëtare gjatë seancës së djeshme stërvitore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania