Panorama Sport (Albania)

Uzuni, 12 km për të bindur Rejan

Beratasi pret ftesën kuqezi, përshkroi 11.89 kilometra në sfidën e fundit ndaj Rijekës

- OLSI TUJANI

Ç do zile apo mesazh që vjen në telefonin e tij bën me krahë Myrto Uzunin. Ndoshta mund të jetë Edi Reja apo ndonjë tjetër nga stafi i Kombëtares shqiptare për ta grumbullua­r. Ai festim me telefon pas golit të fundit që shënoi në Kroaci sigurisht që mund t'i sjellë fat. Uzuni pret, sepse kaq mund të bëjë për momentin. Trajneri kuqezi e ka përfshirë në listën e pritjes, çka do të thotë se nga momenti në moment mund ta grumbulloj­ë (për Turqinë është e vështirë), por për Moldavinë...

Maratonoma­k - Sikur të mos mjaftonte goli i shënuar në fundjavën që lamë pas, Myrto Uzuni ka një tjetër statistikë me vete për të joshur trajnerin e Kombëtares shqiptare. Në sfidën e barazuar 1-1 në transfertë­n me Rijekën, shqiptari ka vrapuar afro 12 kilometra, ekzaktësis­ht 11.89 kilometra. Janë të rrallë futbollist­ët që vrapojnë kaq shumë, por Uzuni nuk kursehet kurrë sa herë zbret në fushën e lojës. E bën me pasion dhe çdoherë luan si të ishte ndeshja e fundit e jetës. Askush nga skuadra e Lokomotivë­s nuk e arrinte këtë shifër dhe sulmuesi kuqezi tregon se po kalon një formë të shkëlqyer. Trajneri Edi Reja do të ketë pasur arsyet e tij për të mos e grumbullua­r Uzunin, pasi dyshja Manaj-Cikalleshi bindi në ndeshjen kundër Islandës dhe me shumë mundësi ata do të jenë të paprekshëm për këto dy sfida eliminator­e. 24-vjeçari Uzuni ka luajtur 8 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, por për fatin e tij të keq nuk ia ka dalë asnjëherë që ta gjejë rrugën e rrjetës. Megjithatë, ai nuk e ka humbur ende shpresën dhe besimin për t'u rikthyer. Sigurisht që do t'ia dalë, nëse jo për këto dy ndeshje, për të ardhmen është e sigurt. Gjatë këtyre ditëve do të vazhdojë ta shikojë telefonin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania