Panorama Sport (Albania)

Prekazi e Kastrati: Nderim për Shqipërinë, por duam ta mundim

-

Kosova U-21 do të përballet më 15 tetor me moshatarët e Shqipërisë në "Elbasan Arena". "Dardanët" e vegjël kanë nisur dje përgatitje­t për këtë përballje. Përpara mediave kanë dalë trajneri Rafet Prekazi dhe mbrojtësi Lirim Kastrati.

Trajneri - Rafet Prekazi ka bërë publike listën e lojtarëve për këtë ndeshje. "Kjo do të jetë një ndeshje si të gjitha të tjerat. Nuk merrem shumë me ekipin kundërshta­r sa u përket dëmtimeve apo mungesave që mund të ketë, sepse edhe ne kemi problemet tona. Futbolli modern është agresiv dhe duke qenë i tillë, edhe dëmtimet janë të mundshme. Sido që të jetë, edhe në këtë ndeshje do të shkojmë të luajmë me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjës­i të madhe. Kur Shqipëria shkoi në Europian, 9 lojtarë kanë qenë me prejardhje nga Kosova dhe të gjithë jemi gëzuar bashkërish­t. Pra, nuk ka ndarje mes nesh. Futbolli është futboll. Personalis­ht, nuk kam dashur që të jemi në të njëjtin grup me Shqipërinë, por tani duhet të japim më të mirën në fushë. Le të fitojë kush ta meritojë dhe të bëhet një lojë korrekte. Mendoj se Kosova, me paraqitjet që po bën dhe me kualitetin që ka, do të jetë një mini-Kroaci", u shpreh trajneri i Kosovës U-21, Prekazi. Lirim Kastrati - Për këtë ndeshje foli edhe mbrojtësi Lirim Kastrati, i cili aktivizohe­t te të rinjtë e Bolonjës: "Unë mendoj që do të jetë një ndeshje e mirë, sepse është e veçantë. Të gjithë që zbresim në fushë do të jemi shqiptarë. Por ne do të japim maksimumin për të pasur rezultat pozitiv dhe për të ecur përpara në grupin tonë. Edhe vetë kam luajtur me ekipin U-17 të Shqipërisë dhe kam shokë atje, por kur futem në fushë, nuk mendoj asgjë tjetër përveç lojës dhe jap maksimumin për shtetin tim", përfundoi 20-vjeçari, Lirim Kastrati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania