Panorama Sport (Albania)

Maloku e Qardaku "njëzëri": Do të luftojmë për fitore

-

Ditën e djeshme në stadiumin "Elbasan Arena", kanë dalë në konferencë për shtyp dy futbollist­ët e Kombëtares U-21, Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku. Kuqezinjtë folën në lidhje me grumbullim­in, përgatitje­t që po zhvillon tekniku Alban Bushi dhe pritshmëri­të për sfidën ndaj Kosovës. Ndeshja e vlefshme për Grupin e 3-të kualifikue­s do të zhvillohet më 15 tetor në Elbasan. Optimizmi nuk mungon, edhe pse kuqezinjtë e vegjël nuk u kanë bërë një nisje të mirë këtyre kualifikue­seve. Mjaft të përmendet që në 14 ndeshjet e fundit zyrtare, numëron vetëm një fitore. MALOKU - Për Leonardo Malokun, fitorja është detyrim ndaj Kosovës. "Atmosfera në skuadrën e Shpresave është shumë e mirë dhe kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21 dhe jemi të përqendrua­r tek udhëzimet e trajnerit Bushi. Së bashku me shokët e skuadrës do të mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës. Ne, si në çdo ndeshje, do të mundohemi të fitojmë. Edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne si futbollist­ë çdo takim me Kombëtaren është detyrim për t'u fituar dhe këtë duhet të bëjmë", u shpreh futbollist­i i Shpresave në fjalën e tij para mediave. QARDAKU - Eridon Qardaku që aktivizohe­t në radhët e ekipit të Bylisit në Kategorinë Superiore u shpreh: "Skuadrës Kombëtare U-21 nuk i ka munguar asgjë, ndaj për ne është detyrim fitorja pasi kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozitive, ne po përmirësoh­emi në disa aspekte edhe sipas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitje­ve tona. Në ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën e të shpresojmë deri në fund të këtyre kualifikue­seve", pohoi në prononcimi­n e tij futbollist­i i

Shpresave. Vladimir Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania