Panorama Sport (Albania)

Kosova ndalon ekipin serb në kufi, Ademi: Kundër statutit të UEFA-s

-

Crvena Zvezda u organizua sikur do të nisej për luftë, por u kthye mbrapsht në doganë nga Policia e Kosovës. Një ditë më parë, skuadra serbe bëri një vizitë në komandën e ushtrisë serbe dhe u prit me nderime e gjithashtu u përcoll si për në një betejë ushtarake. Mirëpo, dje, Policia e Kosovës nuk e ka lejuar të futet në territorin kosovar.

Ngjarja - Policia e Kosovës vendosi gjatë mesditës së djeshme që autobusi me futbollist­ët e Crvena Zvezdës të mos lejohet të futet në territorin kosovar. Klubi serb ishte nisur drejt Zveçanit për të luajtur me Trepçën nga Mitrovica Veriore, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Serbisë. Autobusi me futbollist­ët e ekipit serb është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Jarinës, të cilët i kanë kthyer pas, andej nga erdhën. Përveç Crvena Zvezdës, hyrja në territorin e Kosovës u është ndaluar edhe tifozëve të këtij ekipi, të cilët ishin nisur për të përkrahur skuadrën e tyre apo edhe drejtuesve të lartë të klubit serb. Pasi e kishin të pamundur të kalonin pikën kufitare, autobusi me futbollist­ët dhe tifozët është kthyer pas nga policia kosovare.

Reagimet - Ka qenë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka reaguar për ngjarjen e djeshme dhe ndalimin e Crvena Zvezdës në kufi. "Ne kemi qenë në dijeni për tentativën për ta zhvilluar këtë ndeshje, të cilën e kemi kundërshtu­ar që nga fillimi dhe kemi kërkuar nga autoritete­t përgjegjës­e në Kosovë ta mbështesni­n vendimin tonë për të mos e lejuar Crvena Zvezdën të hyjë në shtetin tonë. Ne kemi qenë gjithmonë për promovimin e sportit dhe kemi lejuar organizimi­n e ndeshjeve të bamirësisë si dhe të atyre miqësore, por asnjëherë nuk do ta lejojmë zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të Serbisë në Kosovë, sepse është kundër statutit tonë dhe të UEFA-s. Për ne është e rëndësishm­e që të mos lejohet zhvillimi i ndeshjeve të tilla në territorin e Kosovës", ka deklaruar Ademi.

Mediat serbe - Teksa e kanë përcjellë si skandal të shqiptarëv­e ngjarjen e djeshme, në mediat serbe është publikuar edhe një video me momentin kur një prej drejtuesve të klubit serb është ndaluar në kufi. Drejtori i përgjithsh­ëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziç, është kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Jarinës nga policët kosovarë. Ishte pikërisht drejtori i skuadrës Serbe ai që tentoi i pari të kalonte kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu, në Serbi është trajtuar skandaloz edhe fakti që pranë kufirit ka pasur forca speciale të Policisë së Kosovës dhe, sipas tyre, këta të fundit kanë pritur vetëm urdhrin e alarmit për të ndërhyrë me një sulm dhe valë arrestimes­h. Në Serbi, është trajtuar si një skandal politik, ku sporti është ngatërruar me terma të tjerë që nuk duhet.

 ??  ?? Policia e Kosovës duke ndaluar Crvena Zvezdën në kufi që të mos futet në territorin kosovar
Policia e Kosovës duke ndaluar Crvena Zvezdën në kufi që të mos futet në territorin kosovar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania