Panorama Sport (Albania)

“Hoxhallar do shkosh tek ekipi B”, Halili kritika edhe senatorëve

Presidenti shkund grupin, por u jep edhe një shans të gjithëve

- OLSI AVDIAJ

Refik Halili ka shkun dur Tiranën pas dy humbjeve me Kukësin dhe Partizanin si dhe barazimit me Flamurtari­n. Në “Skënder Halili”, presidenti ka folur gjatë, duke vënë gishtin mbi fajtorët. Si fillim në mbledhjen e zhvilluar me skuadrën ai ka bërë të qartë se nuk toleron asnjë ndeshje të dobët si tri takimet e fundit ku u mor një pikë. Ashtu siç pritej, presidenti e ka pasur inatin me mbrojtësin Erjon Hoxhallari, të cilin e ka pezulluar personalis­ht nga ekipi për të mos udhëtuar drejt Vlorës. Duke marrë si shembull mbrojtësin e majtë dhe duke iu drejtuar atij, presidenti u ka dhënë një mesazh të gjithëve. “Hoxhallar do të shkosh të stërvitesh dhe të luash te B-ja nëse nuk luan mirë”, mësohet të ketë thënë në fillim presidenti. Më pas Halili ka pranuar se ishte ai që e pezulloi mbrojtësin dhe është shprehur se kjo është hera e fundit që toleron sjellje të tilla në fushë, duke i bërë me dije mbrojtësit se për të ky është shansi përfundimt­ar. Në fakt, Hoxhallari është vënë në qendër të kritikave nga presidenca për paraqitjen në derbi, më saktë për goditjet e dënimit të ekzekutuar­a jo siç duhet, që mbrojtësi i ka goditur drejt në portë. Kjo ka qenë shkëndija përfundimt­are, pasi Hoxhallari është kritikuar edhe për ndeshje të tjera këtë sezon dhe sezonin e shkuar dhe Halili gjithçka e ka pasur të grumbullua­r.

SENATORËT - Erjon Hoxhallari ishte një anë e kritikave. Presidenti i Tiranës me këtë lëvizje jo vetëm ka kritikuar një nga kapitenët, por u ka dhënë një mesazh shumë të qartë senatorëve të tjerë. Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës. Duhet të jenë lojtarët më me eksperienc­ë që do të nxjerrin ekipin nga balta. Po kështu ai ka thënë se është i pakënaqur nga disa blerje të verës. Halili ka folur me të gjithë dhe u ka bërë të qartë se kërkon kreun e renditjes. Shumica e lojtarëve ka heshtur dhe vetëm ndonjë kokërr ka folur, duke kërkuar që askush të mos ndëshkohet dhe të ruhet qetësia në grup. Presidenti i bën zakonisht këto mbledhje për të shkundur ekipin sa herë që skuadra ecën keq. Sezonin e shkuar, ekipi u ndëshkua me një rrogë për paraqitje jo të mira në fushën e lojës, gjobë e pranuar edhe nga lojtarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania