Panorama Sport (Albania)

Kukësi po vuan si para 6 sezonesh, mbrojtja “fut ujë”

Ashtu si 2013-2014, kanë renditjen më të ulët

-

Kukësi po vuan. Dhe këtë nuk e themi ne, por rezultatet. Tri humbje të pësuara i kanë rënduar ndjeshëm pozitat e veriorëve. Vendi i 7-të në tabelë dhe mbi të gjitha luhatjet e mëdha nuk i shkojnë aspak përshtat një ekipi që pretendon titullin kampion. E megjithatë, vend për panik nuk ka dhe mjafton të shohësh ngjeshjen që kanë skuadrat në tabelë dhe mbi të gjitha faktin që janë 1 pikë larg 4 bashkëkrye­suesve, që të jep shpresë. Gazeta “Panorama Sport” ka bërë një krahasim mes sezoneve, që prej kohës kur kuksianët u ngjitën në Kategorinë Superiore dhe rezulton se ecuria e këtij viti është e ngjashme me atë edicionit 2013-2014. Nëse në vitin e parë pas ngjitjes ishin të renditur të 5-ët pas 7 ndeshjesh të luajtura, në të dytin shifrat linin për të dëshiruar. Dhe sigurisht që jemi duke iu referuar vetëm 630 minutave të para të kampionati­t. Pas 2 fitoresh, 2 barazimesh dhe 3 humbjesh, kishin mbledhur vetëm 8 pikë dhe ishin “ngujuar” në vendin e 9-të. Me humbjen raportin e kanë të njëjtë si në atë kohë, por me një fitore më shumë kanë marrë dy pikë më tepër (pra 10) dhe dy vende më shumë në tabelë. Ngjashmëri­a thellohet kur sheh golat e pësuar. Si atëherë edhe tani, mbrojtja “fut ujë”. 7 gola kishin marrë në atë sezon dhe po kaq kanë marrë edhe aktualisht nën drejtimin e Shpëtim Duros. Sulmi është ai që “ngroh”, po të krahasosh këto dy edicione me njëra-tjetrën. Katër herë realizonin atëherë, ndërsa tani kanë 5 më shumë. Duhet thënë se nga këto 8 edicione radhazi që Kukësi është pjesëmarrë­s në elitë, vetëm një herë i ka ndodhur të ndërrojë trajner pas 7 javësh. Dhe pikërisht në 2013-2014. E nisi Armando Cungu sezonin, por pas 5 javësh vendin e tij e zuri Nexhi Shensoji. Edicioni më perfekt për nga renditja është ai pasardhësi (20142015), kur pas 7 javësh nën “timonin” e Artim Shaqirit ishin kryesues me 13 pikë. Por kampionati më i suksesshëm mbetet pa dyshim ai kur trajner ishte Ernest Gjoka (20162017). Kanë pasur më shumë pikë se çdo herë tjetër, 16, por

prej garës më të ashpër pozicionoh­eshin në vend të 3-të. Dhe, në fakt, edhe fundi dha fryte, pasi u shpallën kampionë me statusin e të pathyeshmë­ve. Numëronin 20 fitore, 13 barazime dhe humbjen e vetme e pësuan në javën e fundit, pasi kishin marrë titullin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania