Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Firat: Vllaznia, për titull në sezonin e ardhshëm

-

Engin Firat, drejtori sportiv i klubit të futbollit Vllaznia, ka folur për mediat turke. Në një intervistë që ka pasur një jehonë të gjerë në shtypin e atjeshëm, Firat flet për vështirësi­të e nisjes së sezonit jo siç e dëshironte te Vllaznia. Por me kalimin e javëve, ekipi u shfaq suksesshëm dhe Firat është një nga figurat kryesore të këtij suksesi.

POLITIKA - Drejtori Engin Firat e pranon se fillimi i sezonit nuk ishte i mirë për shkak të fushatës elektorale. "Nuk ishim në gjendje të bënim transferim­e të lojtarëve deri një muaj para fillimit të Superiores. Kishte një kaos politik në qytetin e Shkodrës për shkak të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Ishin shumë ata që u përpoqën ta shfrytëzon­in këtë situatë për interesat e tyre. Është në të vërtetë e pamundur që të krijohet një ekip i ri dhe të përgatitet për kampionat në katër javë", është shprehur ai.

BASHKËPUNI­MI - Drejtori sportiv Firat falënderon publikisht Voltana Ademin, kryebashki­aken e Shkodrës, duke thënë se ishte e vetmja mbështetje në këtë proces. "Do të falënderoj­a shumë kryebashki­aken Ademi për gjithë mbështetje­n që na ka dhënë. Po ashtu do të doja të falënderoj­a disa biznesmenë për përkrahjen e tyre, por fatkeqësis­ht ata na lanë vetëm", thotë Firat.

SEZONI - Duke folur për sezonin që ka filluar, drejtori sportiv i Vllaznisë thotë se gjërat po shkojnë mirë. "Është formuar një ekip plotësisht i ri, kanë mbërritur 14 lojtarë të rinj. Janë hedhur themele të forta. Këtë vit Vllaznia kërkon të luajë një futboll të mirë e të bukur. Ne synojmë kampionati­n, duke bërë edhe 2-3 përforcime për ekipin vitin e ardhshëm", thotë drejtuesi turk i Vllaznisë.

SHKODRA - Në intervistë­n e tij, drejtori Firat flet edhe për Shkodrën. "Nuk kam pasur asnjë problem në këtë qytet. Është një vend afër kulturës turke. Për fat të keq, ka edhe zakone të këqija si në Turqi, pasi ka mjaft nga ata që duan të përziejnë klubin me thashethem­e. Qyteti është një vend shumë i bukur e historik. Është një vend ku turqit kanë lënë gjurmë. Mua më thërrasin "turk" dhe jo në emër, Firat", ka vijuar ai

PËRBALLJA - Firat, nuk mund ta përfundojë intervistë­n pa një opinion për ndeshjen Turqi-Shqipëri. "Ndeshje shumë e vështirë. Një nga ndeshjet vendimtare të grupit. Mundësia e fundit e Shqipërisë. Mendoj se me 99% kualifikoh­et Turqia. Shqipëria gjithashtu ka një ekip të fortë. Ata e treguan në ndeshjen e tyre të fundit me Islandën. Unë mendoj se do të jetë një "luftë" e fortë. Turqia është favorite, por do të jetë një takim i vështirë. Ai që do të jetë më i qëndrueshë­m dhe vendos zemrën në fushë, do të ketë përparësin­ë", ka deklaruar ishdrejtor­i sportiv i Vllaznisë, turku Engin firat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania