Panorama Sport (Albania)

Vila problemi i Shkëmbit, rrezikon pushim të gjatë

Teuta po përgatitet për sfidën e radhës, mesfushori nuk e ka kaluar ende dëmtimin në kofshë

-

Teuta ka vijuar dhe dje stërvitjen me dy seanca në ditë dhe ka nisur që të mendojë për sfidën e radhës në kampionat, atë që do ta zhvillojë me skuadrën e Flamurtari­t në "Niko Dovana". Të besuarit e trajnerit Blendi Shkëmbi do të synojnë 3 pikët në këtë duel si dhe ruajtjen e kreut të renditjes, aty ku edhe gara është bërë e ashpër momentalis­ht. Durrsakët kanë dalë dje në stërvitje, por është parë që Emiljano Vila, për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në kofshë, është stërvitur në mënyrë individual­e. Megjithatë, stafi mjekësor po i kushton rëndësinë e duhur, duke shpresuar që gjithçka të jetë në rregull dhe Vila të jetë i gatshëm për të luajtur. Në radhët e futbollist­ëve dhe stafit, ka besim se ndaj Flamurtari­t do të dalin me tri pikë. Ndërsa, do të jetë për lojë në sfidën ndaj vlonjateve Todorovski, që me shumë gjasa pritet që ta nisë si titullar. Pritet që durrsakët ta lënë "bosh" fundjavën dhe të mos zhvillojnë asnjë ndeshje miqësore me asnjë skuadër. Me ekipin është bashkuar dhe Aleksandr Kuro, i cili kishte marrë leje nga klubi. PËRGATITJE­T - Trajneri Bledi Shkëmbi dhe stafi teknik kanë rritur ndjeshëm intensitet­in e përgatitje­ve, teksa ekipi po stërvitet me dy seanca stërvitore në ditë kombinuar dhe me ushtrime force në palestër. Paradite ekipi zhvilloi një seancë force në palestër, ndërsa pasdite lojtarët kanë zbritur në fushë teksa i janë nënshtruar një seance tekniko-taktike. Të gjithë futbollist­ët me profesiona­lizëm maksimal u përgjigjën kërkesave të stafit teknik, të bindur se do të punojnë shumë të gjithë ku skuadra do të kërkojë që këtë sezon ta mbyllë me trofe. Trajneri Bledi Shkëmbi po mban me "këmbë në tokë" grupin e lojtarëve të gatshëm. "Djemtë e detit" kanë një ecuri mjaft të mirë, kanë krijuar stabilitet në lojë dhe rezultate, ndërsa me përjashtim të humbjes në javën e pestë në Korçë, në të gjitha sfidat e tjera kanë marrë rezultate pozitive, kryesisht fitore. E gjithë vëmendja tashmë është përqendrua­r te Flamurtari, javë që është shumë e rëndësishm­e për durrsakët. Zamir Qypi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania