Panorama Sport (Albania)

Branica e pranon: Pa sponsor, s’ka objektiv madhor për Shkumbinin

Trajneri peqinas thekson se skuadra meriton më shumë respekt

-

Ndërprerja e kampionati­t i ka shkuar për shtat skuadrës peqinase, të drejtuar nga trajneri Sokol Branica. Peqinasit mund t’i rikuperojn­ë forcat për përballjen e vështirë ndaj Kastriotit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Branica flet për ecurinë e skuadrës. “Puna jonë këtë sezon nisi me projektin për një skuadër dinjitoze, për të qenë në 5 vendet e para. Merkatoja u bë pak me vonesë, por arritëm të merrnim disa elementë cilësorë, të nevojshëm për kompletimi­n e grupit. Sigurisht, do të donim të afronim edhe ndonjë element tjetër, sepse kampionati është i gjatë dhe të rinjtë nuk janë gjithmonë alternativ­a të sigurta. Shkumbini në javët e para ka luajtur mjaft mirë, brenda pritshmëri­ve, pavarësish­t se në disa raste jemi penalizuar nga gjykimi. Në këndvështr­imin tim, nuk mund të flitet gjithmonë për gabime të gjyqtarëve, pasi ata kanë vite që merren me këtë punë, ndaj kemi ngritur zërin, duke kërkuar vetëm drejtësi, si në fushën tonë, ashtu edhe në fusha të tjera. Më vjen keq që ndaj Dinamos nuk morëm pikë të plota, pasi kemi dominuar me lojë, por shpërdorua­m pa fund. Pësuam një humbje të padrejtë ndaj Korabit, siç e kemi theksuar, nga loja e ashpër e kundërshta­rit dhe gjykimi. Do të pranonim çdo rezultat, por futbollist­ët kanë një limit dhe karshi dhunës së ushtruar dhe të pandëshkua­r, nuk mund të bënin më shumë”, shprehet Branica. SPONSORËT - Më tej, në lidhje me objektivat, tekniku peqinas shprehet se pa ndihmën e një donatori apo sponsori, vështirë të flitet për objektiva madhorë. “Shkumbini është një skuadër që ndër vite ka krijuar profilin e vet dhe sigurisht që meriton respekt. Në sezonet e mëparshme, kur ekipi kishte president dhe donatorë, ishte më e thjeshtë të flisje për merkato dhe objektiva. Pikërisht kjo na mungon, mbështetja financiare e ndonjë sponsori apo donatori, në mënyrë që të shikojmë alternativ­a nga merkatoja e janarit për të përforcuar skuadrën. Vetëm kështu mund të flisnim për objektiva madhorë. Gjithsesi, shpresojmë të jemi në vendet e para”, përfundoi Branica. Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania