Panorama Sport (Albania)

Nako: Kampionat “i pabesë”

Fierakët nuk janë keq me pikët në këto javë të para, por me Ilirinë stonuan në lojë

- BUJAR RAMA

Ka qenë Rudin Nako, kapiten i Apolonisë, në dy ndeshjet e fundit, pas mungesës së Taulant Hysenshaha­jt, i cili ka pasur probleme fizike dhe nuk është rrezikuar nga stafi. Nako e ka bërë mirë rolin e liderit, pasi është lojtari më me përvojë te bardhejesh­ilët. Javën e fundit është përzgjedhu­r edhe në formacioni­n më të mirë të Kategorisë së Parë. Në analizën e tij për gazetën, mbrojtësi i Apolonisë u gëzohet pikëve në këto javë të para, ndërsa për lojën nuk e mohon se ka mundësi për shumë më tepër. “Loja, pikët, rezultati - është ky problemi që besoj se diskutohet jo vetëm për skuadrën tonë, - thotë Nako. Në 4 javë kemi 3 fitore dhe 1 humbje, 9 pikë, aq sa Lushnja e vendit të dytë. A jemi atje ku duhet në nivel loje? Mendoj se ky përcaktim është subjektiv. Cila skuadër është atje ku duhet në nivel loje në kaq pak javë? Flasim për pretendent­ët. Futbolli është sport më masiv, ka më shumë ndjekës, por është po aq shumë problemati­k, po ta shohim në një kontekst më kompletar. Kur skuadra luan më mirë se kundërshta­ri, por humb, publiku ‘e masakron’, sepse do rezultatin, kurse kur skuadra fiton me lojë jo të mirë, prapë tifozët janë të pakënaqur, sepse i duan të dyja. Por futbolli është edhe cinik, pragmatist dhe në fund renditja bëhet mbi bazën e pikëve”. Për pyetjen se cilat ekipe i sheh si pretendent­e në Grupin B, Nako heziton paksa. “Është e vështirë të bësh një përcaktim që tani. Në fillim u kuotuam ne dhe Lushnja, por shihni sa mirë po bën Devolli që vjen nga Kategoria

e Dytë. Ata po i japin ‘leksion’ gjithë kompeticio­nit, siç bëri Oriku vjet. Nuk kanë munguar rezultatet surprizë, duke treguar qartë se nuk ka ‘ndarje me thikë’ për pretendent­ët. Është një kampionat ‘i pabesë’ ndaj parashikim­eve të bëra më herët. Ne, Lushnja dhe Besa,

të cilësuar si pretendent­ë, mendoj se do të vuajmë në këtë rrugë të gjatë. Parashikoj një kampionat shumë të vështirë, me garë të fortë sportive për kreun dhe për mbijetesën”, thotë qendërmbro­jtësi Nako, autori i të parit gol për ekipin e tij këtë sezon. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania