Panorama Sport (Albania)

Partizani, historike në Champions

Debutim fantastik për skuadrën e Sançakut në “Feti Borova”, në Bosnjë dridhen

- ABDULLA DUSHKU

Një debutim fantas tik dhe një fitore historike për Partizanin në Ligën e Kampioneve në volejboll për femra. Kampionet e Shqipërisë kanë dhuruar një mbrëmje madhështor­e në sallën sportive “Feti Borova” duke tronditur homologet e tyre boshnjake, Jedinstvo Brçko, me rezultatin 3-1. Edhe pse vajzat e trajnerit Sançak e nisën lojën duke humbur setin e parë, Partizani diti që ta kapërdinte këtë goditje dhe të përgjigjej shumë fort, duke fituar tri setet e tjera radhazi dhe javën e ardhshme, konkretish­t më 16 tetor, në Bosnjë-Hercegovin­ë mund të arrijnë lehtësisht kualifikim­in, nëse përsërisin paraqitjen e djeshme. Madje, rregullorj­a e turneut u lejon që edhe të humbin, mjafton vetëm që të fitojnë dy sete dhe Partizani do të mund të vazhdojë aventurën në Champions në turin e dytë eliminator. Mbrëmjen e djeshme, nëse seti i parë u mbyll 15-25 për boshnjaket, shqiptaret bëjnë kthesën fantastike, duke triumfuar në tri sete radhazi: 25-22, 25-20, 25-20. SUPER-HUDEÇOVA Takimi nis menjëherë me eufori për skuadrën tonë, pasi Radoviç na dhuron pikën e parë pas një gabimi nga shërbimi, por Partizani kryeson deri në pikën e 7-të dhe më pas shfryhet, sepse menjëherë pasi skuadra mike mori avantazhin 9-8, nuk ndalen më deri në fund të setit, të cilën kampionet e Bosnjës e fitojnë 25-15 pas një morie gabimesh nga skuadra e Nejat Sançakut. Gjithsesi, pushimi duket se i bën shumë mirë Partizanit, sidomos me saktësinë që tregon në bllok, me dyshen MansKushi, të cilat u bëhen makth rivaleve Gajiç e Kërstojevi­ç, duke fituar 5 pikë. Ndërkohë, edhe libero Eni Fabu fut në lojë çdo top në zonën e saj, duke bërë diferencën në parket, e cila dhuron fitoren 2522 dhe rrjedhimis­ht barazimin 1-1 me sete. Adrenalina në radhët e Partizanit është në maksimum me fillimin e setit të tretë, sepse nëse vija e dytë tregohet mjaft e saktë në pritjen e topave, ishte blerja e kësaj vere, Hudeçova, e cila tregohet thjesht e pamëshirsh­me ndaj rivaleve të Jedinstvo Brçkos. Dhe kaq mjafton që të përmbyset rezultati në 2-1, me rezultatin final të setit të tretë që tregoi shifrat 2520, pas një periode të kryesuar gjithmonë nga kampionet e Shqipërisë. Partizani me kalimin e minutave fiton një vetëbesim të plotë dhe në setin e katërt bën thjesht formalitet­in për të nisur me fitore këtë

aventurë të parë në Champions. Me të marrë avantazhin 2-0, i cili shumë shpejt thellohet në 9-5 për skuadrën tonë, ishin edhe lëvizjet nga stoli të trajnerit turk ato që bëjnë diferencën, derisa Hudeçova, pas një kombinimi fantastik me Kushin, shënon

pikën e fundit (seti u mbyll sërish 25-20) dhe vendos rezultatin final në 3-1. Në fund të ndeshjes dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, ishte Romana Hudeçova ajo që u shpall edhe lojtarja e këtij dueli pas 21 pikëve të shënuara në këtë fitore historike për Partizanin.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Çast nga ndeshja e djeshme e Partizanit
FOTO: F. HAZISLLARI Çast nga ndeshja e djeshme e Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania