Panorama Sport (Albania)

Kuman: Kujdes Irlandën, janë si makineri lufte

"Jam krenar që kam kapiten Van Dajkun. Ekipi është pak dembel"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Holanda është gji gantja e parë që do të zbresë në fushë gjatë ndeshjeve të kombëtarev­e në një ndeshje zyrtare. Për "tulipanët" nuk ka miqësore, por një kualifikue­se shumë të rëndësishm­e ndaj Irlandës së Veriut në Roterdam. Me një fitore sonte, djemtë e Ronald Kumanit do të bënin një hap të rëndësishë­m përpara, duke u barazuar me pikë me britanikët dhe Gjermaninë, përpara kualifikue­ses së ardhshme kundër Bjellorusi­së në Minsk ditën e diel. Trajneri Ronald Kuman u shfaq i zhgënjyer në konferencë­n e djeshme për shkak të mungesës së kohës për të përgatitur ndeshjen e rëndësishm­e kundër irlandezëv­e. Çuditërish­t ai nuk është as shumë i kënaqur nga impenjimi i lojtarëve të tij në stërvitje. "Irlanda është si një makineri luftarake. Ndoshta ata nuk kanë shumë cilësi teknike, por janë shumë direkt dhe përplasen ashpër. Janë një ekip që mund t'ia bëjë jetën të vështirë çdo skuadre. Duhet të jemi të përgatitur. Ata e treguan forcën e tyre me Gjermaninë për një orë. Formacioni? Kam gjithnjë dyshime për kë do të hedh në fushë. Në disa pozicione e kam të vështirë të vendos. Ndonjëherë vendos në bazë të stërvitjes. Nuk ka vend për nënvlerësi­m. Kemi përballë një skuadër shumë agresive dhe duhet të jemi me sytë hapur. Në disa seanca stërvitore nuk kam mbetur i kënaqur. Nuk mund të bëj ende gjithçka çfarë dua. Shoh gjëra që nuk më kanë pëlqyer. Nuk e di se çfarë është, ndoshta dembelizëm", tha holandezi, i cili nuk i kursen elozhet për kapitenin e tij, Virxhil Van Dajk. "Ai ka një personalit­et të shkëlqyer dhe kjo është një nga arsyet përse ai është

kapiteni. Ai është një shembull për skuadrën dhe vendin. Jemi shumë krenarë që e kemi kapiten". Dhe në fund një përgënjesh­trim. Në mediat britanike thuhet se menaxheri i tij Rob Jansen, Denis Bergkamp, Dirk Kajt, suedezi Henrik Larson janë të interesuar për

të blerë klubin anglez të Uajkomb, klubin që kryeson Ligën e Parë. "Unë nuk kam fare lidhje. Menaxheri im ka një ëndërr të vjetër, të blejë një klub. Kanë kohë që punojnë. Mua më kanë marrë një mendim. Nuk e di sa pranë janë, por nuk investoj unë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania