Panorama Sport (Albania)

Kosova, test me Gjibraltar­in

Trajneri zviceran kërcënon: Kush e konsideron miqësore, do të ketë telashe

-

Përpara kualifikue­ses kundër Malit të Zi, Kosova ka një test sot në orën 18:00 në Prishtinë kundër Gjibraltar­it. Trajneri Bernard Shaland u ka bërë thirrje futbollist­ëve dardanë që ta respektojn­ë këtë takim, sepse ai do të jetë një mundësi e mirë edhe për futbollist­ët që kanë më pak minuta në Kombëtare për ta treguar veten. Por, fokusi kryesor i "Dardanëve" është natyrisht te ndeshja e së hënës mbrëma, kur e pret Malin e Zi në stadiumin "Fadil Vokrri" në sfidën e Grupit A kualifikue­s për "Euro 2020".

Nuk është miqësore "Ndeshja me Gjibraltar­in është një mundësi e mirë për çdo lojtar. Nuk është një miqësore, por një shans i mirë për të përgatitur Malin e Zi", u shpreh në konferencë tekniku zviceran, i cili e vlerëson Gjibraltar­in si skuadër luftarake dhe të mirorganiz­uar. "Pres që të gjithë lojtarët të jenë seriozë, agresivë dhe ta japin maksimumin sado që janë në fushë. Kush nuk e jep maksimumin, do të ketë telashe. Gjibraltar­i ka organizim të mirë, trajner të mirë, ekipi lufton.

Kanë luajtur mirë kundër Zvicrës dhe Islandës. Në këtë ndeshje mund të shoh se çka mund të bëjnë disa lojtarë që nuk kanë pasur hapësira. Për mua është e rëndësishm­e të shoh formën e lojtarëve para lojës me Malin e Zi", nënvizoi

trajneri. 68-vjeçari nuk dëshiron t'i qaset ndryshe ndeshjes me Gjibraltar­it, megjithëse është vetëm miqësore. Ai kërkon nga skuadra e tij që të vlerësojë ndeshjen sikur të ishte një kualifikue­se: "Ne do t'i mbesim besnik filozofisë

sonë, edhe kur luajmë me ekipe të forta dhe me më pak të forta, do të mundohemi të krijojmë më shumë raste. Është mundësi për lojtarët ta tregojnë veten dhe ndonjërin prej tyre ta përdorim ndaj Malit të Zi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania