Panorama Sport (Albania)

Lëv, në delir: Ishte spektakël

“Pashë sinjale pozitive në skuadër, tani duam 3 pikë ndaj Estonisë”

-

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, u shpreh për “RTL” se ishte i kënaqur me skuadrën e tij, edhe pse rezultati duhet të kishte qenë ndryshe. “Ishte një ndeshje e bukur për të gjithë sportdashë­sit, bëmë një paraqitje dinjitoze ndaj një kundërshta­ri shumë të fortë, i cili ka lojtarë që luajnë në kampionate­t më të forta në botë”, tha Lëv. Tekniku i “pancerave” analizoi edhe ndeshjen, duke thënë se lodhja, por edhe trysnia e ushtruar nga kundërshta­ri në pjesën e dytë bënë që avantazhi prej dy golave të zbehej. “Në pjesën e parë luajtëm me shumë intensitet, duke vënë një vështirësi një skuadër si Argjentina. Edhe pse me mungesa të rëndësishm­e, ne ditëm të ruanim ekuilibrat në fushë. Gnabri dhe Haverc bënë një ndeshje të madhe, jo vetëm sepse shënuan, por edhe pse udhëhoqën skuadrën në fushë. Kimish kapiten? E kam menduar prej kohësh, por më duhet të respektoj hierarkinë, ai është ende i ri dhe ka të gjithë kohën për të qenë lideri i kombëtares”. KUNDËRSHTA­RI “Argjentina është një skuadër e fortë edhe pa Mesin në fushë. Martinez dhe Dibala ishin gjithmonë një kërcënim për ne. Në pjesën e dytë pësuam gola që ishin të vështirë për t’u shmangur. Ndiem lodhje dhe kjo është më se normale, pasi të gjithë lojtarët vijnë nga aktivizime­t me klubet e tyre. Gjithsesi, jam i kënaqur me atë çfarë pashë sot (dje) në fushën e lojës. Rezultati ka pak rëndësi, mora sinjalet që doja”.

ESTONIA

Lëv theksoi edhe një herë se vëmendja do të jetë te ndeshja me Estoninë ditën e diel. “Kemi vetëm pak ditë në dispozicio­n për të përgatitur ndeshjen. Nuk mendojmë për asgjë tjetër përveç fitores. Vetëm tri pikët na

bëjnë punë. Djemtë e dinë këtë gjë, shpresoj të rikuperoj disa lojtarë të cilët nuk ishin sot (dje)”.

TER SHTEGEN

“Andre bëri një ndeshje të mirë, nuk kishte asnjë faj te golat e pësuar. Jam i kënaqur me të, tregoi se është një portier i madh. Dueli me Nojerin? Është diçka e shpikur në media, në skuadër ka gjithmonë konkurrenc­ë. Kështu do të jetë gjithmonë. Ndaj Estonisë do të rikthehet Nojer, kjo është e sigurt. Kështu është vendosur që në fillim”. SHVAJNSHTA­IGER “Lojtarë të tillë vijnë shumë rrallë. Bisedova me të para ndeshjes dhe i urova më të mirat në jetë. Ai është një kampion edhe jashtë fushës së blertë. Jam i bindur se do ta ndihmojë futbollin gjerman edhe tani pasi vari këpucët në gozhdë, eksperienc­a e tij është shumë e vlefshme”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania