Panorama Sport (Albania)

Virusi “FIFA” e trembi, Zidan stërvit 400 mln €

U ankua për kalendarin e ngjeshur, Zizu s’ka justifikim­e

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nuk kishte festuar ende fitoren kundër Granadës dhe Zinedin Zidan mendoi për të ardhmen. Trajneri i Realit të Madridit shprehu shqetësimi­n e tij për futbollist­ët që u larguan me kombëtaret e tyre. “Do të më pëlqente shumë që t’i kisha të gjithë këtu, gati dhe të shëndetshë­m, por kalendari i ndeshjeve nuk ndalet kurrë. Për shembull, ne do të qëndrojmë këtu, ndërsa shumë të tjerë do të largohen me kombëtaren. Ky është qetësimi i madh. Ka disa lojtarë që nuk janë në 100% të formës së tyre dhe do të udhëtojnë. Nuk mund të bëjmë dot asgjë”, u ankua Zidan në konferencë­n për shtyp. Ajo që thotë trajneri i Realit është e drejtë sepse 12 nga futbollist­ët e tij janë larguar për të luajtur me kombëtaret (Karvahal, Ramos, Areola, Varan, Kurtua, Hazard, Bejl, Modriç, Militao, Kasemiro, Valverde dhe Rodrigo). Por nuk ka asnjë justifikim sepse madrilenët janë një skuadër e madhe dhe në “Valdebebas” të gjithë futbollist­ët (përfshirë dhe ata të dëmtuarit) kushtojnë 402.4 milionë euro: Odriozola, Naço, Marselo, Mendi, Kros, Hames, Isko, Lukas Vaskez, Asensio, Brahim Diaz, Vinicius, Benzema, Joviç dhe Mariano Diaz. Kjo është një arsye e thjeshtë për të kuptuar diferencat e shumta që ekzistojnë mes Realit të Madridit dhe skuadrave të tjera në kampionati­n spanjoll. Zidan ka luksin që pavarësish­t largimeve të shumta të menaxhojë një grup të vogël futbollist­ësh që kushtojnë afërsisht gjysmë miliard euro. Organika e pasur e “galaktikëv­e” i jep mundësinë trajnerit francez që të punojë për dy ndeshjet e rëndësishm­e në kampionati­n spanjoll. Reali do të luajë kundër Majorkës pas ndeshjeve të kombëtarev­e dhe pastaj sfida e madhe në kampionat kundër Barcelonës. Gjatë këtyre ditëve, Zizu do të provojë të rikthejë në formën më të mirë fizike disa lojtarë që deri tani kanë shfaqur probleme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania