Panorama Sport (Albania)

Gazidhis: Shpëtuam Milanin nga Seria D, me Piolin për Champions

Administra­tori: Kemi një plan 1.2-miliardësh për skuadrën

-

Gjatë prezantimi­t të trajnerit Stefano Pioli ishte edhe administra­tori i deleguar i klubit, Ivan Gazidhis, ai që e mori fjalën për të folur mbi situatën e Milanit, fillimisht në italisht dhe më pas në anglisht. “Po vazhdoj të studioj gjuhën tuaj, por nuk arrij ende që të flas me preçizioni­n që do të doja. Fillimisht dua të falënderoj Xhampaolon, një person të shkëlqyer dhe një trajner mjaft të mirë, i cili jam i bindur se do të bëjë mirë, kudo që do të shkojë. Në emër të stafit drejtues i uroj atij çdo të mirë të mundshme dhe pranoj se nuk ishte një vendim aspak i lehtë. Në të njëjtën kohë, e kuptojmë edhe frustrimin e tifozëve tanë, por dua të shpresoj që jemi të gjithë në të njëjtën barkë, duke bërë një udhëtim që nuk është i lehtë, por të cilin duam ta përfundojm­ë me sukses. E vërteta është se gjatë periudhës që ne kemi marrë drejtimin e klubit, na është dashur të punojmë për ta shpëtuar Milanin nga falimenti, e thënë ndryshe nga zbritja në Serinë D, siç u ka ndodhur shumë skuadrave të tjera. I sigurojmë tifozët tanë se po punojmë me shumë pasion dhe duam që të gjithë që të rikthehemi sa më lart që të jetë e mundur, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Premtojmë se do të investojmë shumë, madje kemi gati një plan prej 1.2 miliardë eurosh, i cili përfshin edhe ndërtimin e një stadiumi ultramoder­n. Po këmbënguli­m që ta bëjmë të mundur këtë, sepse në futbollin e sotëm vetëm kështu mund të rikthehesh të konkurrosh në botë. Edhe pse misioni është i vështirë, ne do të gjejmë rrugën e duhur, sepse jemi më të bashkuar se kurrë dhe vendimet i marrim të gjithë së bashku. E kemi përmirësua­r skuadrën në verë dhe aktualisht jemi vetëm 4 pikë larg zonës Champions. Zgjedhja për të afruar Stefano Piolin në stolin tonë lidhet pikërisht me arritjen e këtij objektivi. Madje, jemi të bindur se kemi afruar një trajner ekspert, që di të punojë mbi të gjitha me lojtarët e rinj, që Milani i ka aktualisht me shumicë në grup”, përfundoi numri dy i kuqezinjve, Ivan Gazidhis.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania