Panorama Sport (Albania)

Boban: Prisni blerje në janar

“Nuk jemi skuadra më e fortë në botë, por as ajo më skarco. Pioli trajner ekspert”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Serioz në fytyrë, por edhe tone të denja. Zvonimir Boban nuk ishte aspak i lumtur për ngjarjen e fundit në “Milanelo” dhe pikërisht nga ajo e nis fjalën e tij: “Të ndërrosh trajner, për më shumë pas kaq pak javësh, nuk të gëzon. Përkundraz­i, është një humbje për të gjithë ne si skuadër. Gjithsesi, jemi gjithashtu të bindur se ‘divorci’ me Xhampaolon ishte zgjedhja e duhur për t’u marrë, ashtu sikurse ishte ajo për ta afruar në skuadër, në verë. Tani dua thjesht t’i uroj mirëseardh­jen Stefanos, i cili nuk do ta ketë aspak të lehtë duke parë situatën, por ndoshta të gjithë së bashku mund t’ia dalim që ta kalojmë këtë moment të vështirë”, ishin fjalët e para të kroatit.

Zvonimir, cili është momenti i vërtetë te Milani?

Jo i mirë. Na vjen keq, por jemi të gjithë përgjegjës për këtë, edhe ne drejtuesit. Gjithsesi, nuk duhet të dorëzohemi, jemi vetëm në fillim dhe vazhdoj të besoj se mund të

arrijmë diçka të rëndësishm­e sivjet.

Është e vërtetë që e kërkuat Spaletin?

Nuk flas për Spaletin, zgjedhja jonë është Pioli.

Cila është vlera e vërtetë e këtij Milani?

Nuk jemi as skuadra më e fortë në botë, por as skarco.

Nuk jemi kurrsesi skuadra që kemi parë deri tani në fushë. Me Piolin jemi të bindur se mund të përmirësoj­më lojën dhe të zgjojmë lojtarët tanë, pasi jam i bindur se ky grup ka vërtet cilësi.

Çfarë mendoni për kontestime­t e tifozëve?

Ata mund të thonë çfarë të duan dhe e respektoj mendimin e tyre. Por mbi të gjitha shpresoj që t’u ndryshojmë opinionin sa më shpejt, sepse jam i bindur që Pioli është një trajner ekspert dhe i duhuri për ne.

Ju duket edhe juve se kësaj skuadre i mungon eksperienc­a?

Ndoshta. Ndonjë lojtar me më shumë eksperienc­ë gjatë merkatos së verës do të na kishte bërë punë. Gjithsesi, ne kemi një plan të qartë në kokën tonë dhe të jeni të sigurt se edhe gjatë merkatos së janarit mund të bëjmë të tjera blerje të rëndësishm­e. I kemi idetë e qarta mbi ato çfarë duam.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania