Panorama Sport (Albania)

Ikardi, Naingolan & Co, ja jeta e të spastruarv­e

-

Katër lojtarë të huazuar, tri kolona të sezonit të kaluar, thuajse një mijë negociata përpara zgjidhjes (disi të përkohshme) të verës së kaluar. Ikardi, Perisiç, Naingolan dhe Zhoao Mario mbeten të vëzhguarit specialë të klubit dhe tifozëve interistë: jo shumë për nostalgji, por për interes. Në qershor e ardhmja e të katërve do të rikthehet në aktualitet, mbeten një pjesë e rëndësishm­e e trashëgimi­së së klubit dhe rendimenti i tyre do të ndikojë shlyerjen ose rikthimin në Milano.

IKARDI - Lojtari i cili po vëzhgohet më shumë është normalisht Mauro Ikardi, i cili te PSG-ja në tetor ka rinisur të shënojë: goli i parë zyrtar u regjistrua në Ligën e Kampioneve kundër Gallatasar­ajit, në përfundim të një aksioni koral që argjentina­si finalizoi. I dyti erdhi pak ditë më prapa, të shtunën, në fitoren 4-0 kundër Onzherit. Në total ka zhvilluar katër ndeshje: dy si titullar në Champions, dy në kampionat (njërën si zëvendësue­s).

PERISIÇ - Ndërsa Perisiç do të jetë rregullish­t protagonis­t me Kroacinë në kualifikim­et e "Euro 2020". Aventura e tij te Bajerni ka nisur shumë fort, me dy gola dhe një asist në tri ndeshjet e para me fanellën bavareze. Në modulin 4-2-3-1 të Niko Kovaçit luan në të majtë, sipas zakonit, ku megjithatë, në Champions kundër Totenhemit, e zëvendësoi Gnabri, autor i një pokeri. Në ndeshjen e fundit të Bundesligë­s e nisi nga stoli dhe Bajerni humbi kundër Hofenhaimi­t. Në tërësi gjashtë prezenca dhe 305 minuta të luajtura. Kroati mund të paguhet 25 milionë euro nëse drejtuesit gjermanë do të duan ta mbajnë.

NAINGOLAN DHE ZH.MARIO - Aventura e Naingolani­t në Kaljari është ndërlikuar për shkak të një dëmtimi në kofshë të belgut që e ka mbajtur jashtë fushave për tri ndeshje: pas dy sfidave të para si titullar është rikthyer nga minuta e parë pikërisht në përballjen e fundit brenda fushe kundër Romës, si fantazist: në ishull mbeten entuziastë për rikthimin e tij dhe presin golin e parë. Asnjë i shënuar deri tani, por tri asiste të shërbyer nga Zhoao Mario te Lokomotiva e Moskës: portugezi është lojtari që po gëzon aktivizime­t më të shpeshta te klubi i ri. Pas një ndeshjeje të parë si rezervë si fantazist, pak ditë pas zbarkimit në Rusi, mesfushori ka nisur të angazhohet në mënyrë të vazhdueshm­e si anësor në të majtë të mesfushës, me modulin që kalon nga 4-1-4-1, te 4-2-31 apo 4-4-2. Me sukseset në rusi, Zhoao Mario, i cili ka një të drejtë blerjeje të fiksuar në kuotën 15 milionë, ka gjetur edhe kombëtaren. "Ndryshova skuadër pikërisht për këtë arsye, për të luajtur më shumë", ka komentuar portugezi për mediat luzitane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania