Panorama Sport (Albania)

Lazaro: Do t'i tregoj Kontes se sa vlej

-

Nga grumbullim­i i kombëtares austriake, Valentino Lazaro, mesfushori i Interit, ka shprehur gjithë optimizmin e tij për një sezon pozitiv, pavarësish­t hapësirës së paktë që ka pasur deri tani me zikaltrit: "Kur të duhet të përballesh brenda një jave me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, ndihesh i lumtur. Për mua është vetëm etapa e parë në futbollin e madh, jam vetëm 23 vjeç. Shpresoj të rritem dhe të afirmohem sa më shpejt". Lazaro i ka idetë e qarta edhe për të vendosur në vështirësi Antonio Konten me zgjedhjet: "Çdo lojtar dëshiron të jetë gjithmonë në fushë, normalisht edhe unë kam ambiciet e mia. Gjatë javëve të ardhshme do t'i tregoj trajnerit se mund të luaj aq mirë saqë nuk do të jetë në gjendje të më harrojë më". OBJEKTIVA DHE AMBICIE Seria fituese e Interit ka ndikuar mbi vendimin e Kontes për të mos modifikuar zgjedhjet e formacioni­t: "Stërvitem me skuadrën çdo ditë, e di se çfarë kërkon trajneri dhe kam pasur reagime pozitive. Besimi qëndron akoma, edhe tek unë: shpresoj të shfrytëzoj në maksimum mundësitë e mia që me siguri do t'i kem javët e ardhshme. Roli im? Kam tipare më shumë sulmuese, por përshkoj gjithë krahun". Krahasuar me kohën te Herta e Berlinit, lojtari ka dalluar menjëherë diferencën në cilësi me Interin. "Po zhvillohem thuajse në çdo seancë stërvitore, aspekt mjaft normal nëse ke një trajner me eksperienc­ë të tillë apo shokë skuadre si ata që kam nga momenti i transferim­it në Milano. Dhe shpresoj të rritem akoma kur të kem shanset e mia. Futbolli italian? Është më taktik, stërvitja zgjat më shumë, sepse një kohë e madhe u kushtohet detajeve taktike. Mund të qëndrojmë në fushë edhe për dy orë, edhe ky është një aspekt ku po rritem". Në përfundim, objektivat: "Gjithmonë jam shprehur se do të dëshiroja të luaja deri në moshën 35 vjeç dhe të rritem derisa të bëhem Valentino më i mirë e më pas të mësoj diçka tjetër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania