Panorama Sport (Albania)

Italia kërkon kualifikim­in ndaj Greqisë me fanellë jeshile, plasin polemikat

Nesër në "Olimpico", të kaltrit do të zbresin me uniformën e tretë

-

"Forca të kaltër"... që po bëhet "Forca jeshilë". Do të kenë një moment dyzimi tifozët e kombëtares së Italisë kur ditën e shtunë do të ndjekin ndeshjen kundër Greqisë, e vlefshme për kualifikue­set e "Euro 2020". Italia do të zbresë në fushë me fanellën e re, jo atë të kaltrën e zakonshme, por e shndërruar në jeshile prej sponsorit teknik "Puma" (fanella e tretë u prezantua pak ditë më parë). Në stërvitjen e parë të kombëtares, të hënën në "Koverçano", futbollist­ët u prezantuan me fanellat jeshile për herë të parë pas zyrtarizim­it të tyre, e cila do të mbahet nga Bonuçi me shokë të shtunën në stadiumin "Olimpico", kur italianët do të përpiqen të presin biletën e kualifikim­it në finalet e Europianit me një fitore. Do të jetë hera e parë dhe e fundit që do të mbahet veshur nga futbollist­ët, por kaq ka mjaftuar që të nisë një polemikë e zjarrtë e tifozëve në rrjetet sociale, por që ka përfshirë edhe emra të njohur të jetës publike dhe pa dyshim edhe sportive. Gazetari Bruno Vespa është ndër ata që nuk e ka kapërdirë ndryshimin e ngjyrës tradiciona­le të fanellës: "Italia luan me fanellë jeshile. E bukur, por ajo e kaltër është edhe më e bukur, sepse është e jona. Nuk shitet historia". Në të vërtetë, kjo ngjyrë fanelle nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo simbolizon rilindjen, sipas shpjegimit që dha presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina: "Jeshilja simbolizon punën e madhe që po bëjmë me të rinjtë. Duam të kremtojmë rilindjen e futbollit italian me një ngjyrë që nuk zëvendëson të kaltrën, por e bën atë akoma më të shndritshm­e". Italia nuk do të mbajë për herë të parë në histori një fanellë me këtë ngjyrë. Edhe 65 vite më parë, kundër Argjentinë­s, ata u prezantuan me një fanellë jeshile.

 ??  ?? Fanella e re jeshile e Italisë
Fanella e re jeshile e Italisë
 ??  ?? Lorenco Insinje me fanellën e vjetër të Italisë
Lorenco Insinje me fanellën e vjetër të Italisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania